• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në protestat paqësore marrin fëmijët e tyre, ato të dhunshme nxjerrin fëmijët e shqiptarëve

by Java News
22/06/2019 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bastioni i socialistëve në Tiranë, Njësia 5 ishte ndalesa e radhës e takimeve elektorale të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj, ku ai foli për punët e mira të kryera në këtë njësi, si dhe për projektet e tjera që presin të realizohen në mandatin e tij të dytë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u ndal te përpjekjet e opozitës për të penguar shqiptarët të votojnë, ndërsa theksoi se protesta e fundit tregoi ëdhe një herë sesi krerët e opozitës përdorin fëmijët e shqiptarëve për të goditur policinë dhe institucionet publike për interesat e tyre të ngushta.

“A e vutë re mbrëmë? Kur protesta është paqësore marrin kalamajtë e tyre. Kur protesta është e dhunshme, marrin kalamajtë e shqiptarëve. Pra, kalamajtë e mi do vijnë vetëm kur protesta të jetë paqësore. Kur të vendos unë që do jetë e dhunshme, do ja vëmë kapuçin djalit të një shqiptari. Do ja vëmë fishekzjarrin me barut në dorë gocës së një shqiptari. Do ja vëmë të thotë fjalët e ndyra një fëmije tjetër shqiptari. Do ja vëmë t’ja kërcasë me tullë policisë, një fëmije tjetër shqiptari. Kur protesta të jetë e qetë prej shpullave të amerikanëve dhe të europianëve, do sjellim kalamajtë tanë. Por, po plasi sherri, kalamajtë tanë do t’i çojmë në një vend të sigurt, se do theren kalamajtë e shqiptarëve me shqiptarë të tjerë, që kanë kalamaj për të rritur. Ja kjo është logjika!”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ndërkohë që Saliu, Luli, Mona dhe Iliri mundohen që të fusin përçarje mes shqiptarëve dhe tentojnë që të bllokojnë zhvillimin, fëmijët e tyre i çojnë në shkolla dhe parqe jashtë vendit. “Mos motra dhe vëllezër, mos i lini që të na përçajnë. Ka tentativa çdo natë nëpër banaqe, nëpër Facebook, me Saliun me Lulin me Monën me Ilirin, çdo natë, që të na fusin frymën e përçarjes. E dini pse? Se duan që mos të merremi me problemet tona, nuk i duan ata këto biseda për shkolla për parqe. Pse? Kalamajtë e tyre nuk shkojnë në shkollat tona, as në çerdhet tona, nuk shkojnë as në kopshtet tona, nuk shkojnë as në parqet tona. Ata shkojnë jashtë, ata shkojnë të gjithë në Disneyland, nuk shkojnë tek këto parqet tona”, tha ai.

Ndaj, theksoi ai, kjo është një arsye më shumë për çdo socialist dhe qytetar tjetër që në këto ditë të fundit të fushatës të flasë me çdo përkrahës të opozitës dhe t’i shpjegojë se 30 qershori është një ditë kur vendoset për fatin e fëmijëve tanë dhe jo të kryetarëve të partive të opozitës.

“Miqtë e mi, flisni këto 8 ditë me 8 demokratë, me 8 të LSI, me 8 të PDIU, secili. Nga një në ditë, dhe bëjani këtë bisedë, bëjani këto pyetje, flisni për hallet që kanë, për problemet, çfarë mund të bëjmë që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Flisni jo vetëm se ne e kemi fiksim të jemi partia më e madhe e të gjitha kohërave, se tashmë jemi partia më e madhe të gjitha kohërave, por kjo bisedë është antidot për helmin që hidhet çdo natë, që të na vërë të zihemi me njëri-tjetrin. Kjo bisedë është ilaç për gjithë këtë përçarje që mundohet të injektohet në shoqëri, që mundohet të na vërë kundër njëri-tjetrit”, tha Veliaj.

g.kosovari
Next Post
Mesazhi i Ramës për ata që sulmojnë KZAZ-të: Nuk do të hyjnë më kurrë në administratë

Mesazhi i Ramës për ata që sulmojnë KZAZ-të: Nuk do të hyjnë më kurrë në administratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com