• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Policinë e Tiranës: Së bashku fituam betejën me betonieret; Beteja me FSHF-në jo vetëm e imja, por e të gjithëve

by A R
02/02/2022 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i punonjësve të policisë në vitin kur Tirana është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” ishte kryefjala e takimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me drejtues dhe efektivë të Policisë së Tiranës. Pasi vlerësoi punën e tyre, Veliaj i falenderoi ata për shërbimin ndaj qytetarëve dhe ndihmën në disa prej betejave për zhvillimin e qytetit.

“I kemi qëndruar vendimit për ndalimin e betoniereve – si një vendim i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Bashkiake – sepse besojmë se i shërben për 99% të popullsisë. Që betonierja të punojë në orën 08:00, kur edhe fëmijët shkojnë në shkollë, është tekë, sepse betoni mund të hidhet fare mirë edhe natën, kurse fëmija s’mund të vonohet për të shkuar në shkollë. Unë besoj se kjo ishte një betejë që u fitua”, u shpreh Veliaj.

“Edhe tek “5 Maji” beteja mori një drejtim. Zonja në fjalë (Liza Marku) ka marrë 364 metra katrorë banesë. Bashkia dhe policia nuk mund të të detyrojë t’i marrësh me zor, por kontratën e aty e ka. Nëse do të përdoresh për ideal të parties, është komplet e drejta jote, ky është një vend demokratik, por ky shtet po të jep 364 metra katrorë shtëpi të projektuar nga Stefano Boeri. Kush prej jush këtu i ka 364 metra katrorë shtëpi? Asnjë! Nuk ka policë me 364 metra katrorë shtëpi. Atëherë, pse dikush që zapton, merr 364 metra katrorë shtëpi dhe i thotë policit “do marr cfurkun, do marr kallashin në shtëpi, e do të të vras”?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te beteja me FSHF-në. “Unë kam hyrë në një betejë tjetër, e cila është edhe beteja juaj sepse më duket fyese që disa hargalisen në tribunë, kurse policët hanë gjithë shkopinjtë, gurët e shishet kokës. I keni parë skenat? Cili djalë apo vajzë polici ka shansin të luajë me kombëtaren dhe të paguajë shumat që kërkojnë këta? Asnjë! Pse nuk shkon një djalë polici me “Bentley” në “Uembli”? Pse janë vetëm 1% e popullsisë që komandon gjithçka, kurse policët janë ata që duhet të ndajnë edhe partitë, kur theren mes tyre? Jo, polici ka dinjitet, polici ka respekt dhe ka një uniformë, që i shërben të gjithë Republikës së Shqipërisë. Kjo betejë nuk është vetëm e imja,” tha ai.

Veliaj theksoi se “kjo betejë është beteja e të gjithëve”. “Një prind që është polic nuk e di si ia del që të gjejë 20-30 mijë lekë nga rroga e tij për të çuar fëmijën të luajë futboll. Jam i sigurt se heq diçka mënjanë sepse ka një rrogë modeste. Por, ta kesh bërë këtë për 15 vjet dhe në fund të vendosë një bandë në Shijak kujt i bën fëmija dhe kujt nuk i bën, në varësi të mbiemrit, lekëve që paguan apo të njohjeve që ka me politikën, s’ka asnjë kuptim! Kjo nuk është vetëm beteja ime! Kjo është beteja e të gjithëve,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se institucioni që ai drejton do të jetë bashkëfinancues me 100 kamera me rezolucion të lartë në hyrje-daljet kryesore të qytetit, duke vendosur kështu edhe filtra digjitalë, përveç filtrave njerëzorë dhe fizikë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në kryeqytet.

Next Post
Qarkullonin me armë zjarri dhe drogë me vete/ Arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Qarkullonin me armë zjarri dhe drogë me vete/ Arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me “Novichok” -

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

September 2, 2026
Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com