• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse habiteni, përjashtime ka, edhe në Europë dhe SHBA

by Artur Ajazi
16/11/2026 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pothuajse gjysma e shqiptareve, u habit nga kërkesa e kreut të Partisë Socialiste kryeministrit Edi Rama, për “hedhjen në vote të përjashtimit nga çdo funksion në parti të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës”. Natyrisht përjashtimi dhe vendimi për këtë veprim statutor, erdhi pas devijacioneve të shpeshta dhe këmbënguljes së dy personave, lidhur me vijën politike të Partisë Socialiste. Si Elisa Spiropali ashtu dhe Plarent Ndreca, rezultojnë persona të “rrebeluar” muajt e fundit ndaj përgjegjësive që ata kanë si anëtarë të forumeve brenda Partisë Socialiste.

Mua personalisht më duket një veprim normal, dhe një vendim bazuar mbi statutin e asaj partie, kërkesa e Edi Ramës. përjashtime të tilla ka në çdo parti politike në botë, madje edhe në vendin me demokraci të “kulluar” siç e quajmë ne, në SHBA. Nuk janë të pakta rastet kur Trump, ka kërkuar, dhe ka përjashtuar  nga partia emra dhe njerëz të spikatur në fushat e tyre, por që rezultojnë me devijacione dhe kundershtarë të ecurisë politike të partisë dhe vetë Presidentit të SHBA.

Apo dhe përjashtime të tilla, do të përmendja në partitë politike në Francë, Itali, Gjermani, ku janë më të shpeshta. Eshtë diçka normale, por ja që ne shqiptaret në tranzicionin e tejzgjatur demokratik, na duket si “çmënduri të përjashtojmë dikë nga forumet e partisë, kur ai rezulton apatik dhe aspak zhvillues në jetën politike. Madje edhe kur rezulton kundërshtar dhe pengues, në punën e grupit qeverisës e drejtues të partisë. Në vitin 2014 dhe 2022, në Itali u shkarkuan nga funksionet e FDI (Fratelli d’Italia) 11 persona, të gjithë kontribues të asaj force politike, nga Levizja 5 Yjet (Movimento 5 Stelle) 8 të tillë nga të gjitha forumet, në Francë nga Partia Socialiste Franceze u përjashtuan përgjithmonë 9  themelues, të cilët  mbetën anëtarë të thjeshtë të saj. etjjj..

Asnjë parti politike në botë, nuk zhvillohet mbi bazën dhe  ekzistencën e franksioneve. Kjo për faktin sepse ajo mbetet kosto e madhe, kur ajo është në qeverisje. Atëhere pse na bën kaq përshtypje, kërkesa e kreut të Partisë Socialiste Edi Ram ?  Si mund të qeverisë ai, duke patur edhe brënda vetë grupit parlamentar, apo forumeve partiake, zëra kundër ? Eshtë e pamundur të, pasi mungon uniteti dhe disiplina politike, lind përçarja, dhe mungesa e autoritetit të liderit. Kjo padyshim sjell edhe bllokim të vendimarrjes dhe besimit të mbështetësve në bazë.

Pastaj të mos harrojmë se, vendimi i Ramës në Asamble, erdhi pas disa tentativave për ti bashkuar dhe sheshuar zërat kundër brenda partisë. Ndaj gjithçka, ta shohim në funksion të një procesi normal që ndodh në çdo force politike, ndryshe abuzojmë me thashethemin, pa u bazuar mbi fakte.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çamëria nuk falet

Pse habiteni, përjashtime ka, edhe në Europë dhe SHBA

November 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

3 përmbysje të mëdha elektorale në Shqipëri – a do ketë një të katërt?

November 16, 2026
SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

November 16, 2026
Plagosi 15-vjeçarin pas sherrit në gjimnaz/ Gjendet pistoleta e 17-vjeçarit, i mituri në burg pasi…!

Vlorë/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte

November 16, 2026
Lamtumirë,  Prof. Ramazan Bogdani!

Lamtumirë, Prof. Ramazan Bogdani!

November 16, 2026
Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

November 16, 2026
Nis rindërtimi i segmentit të parë për aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama poston pamjet: Do t’i shërbejë Shqipërisë turistike

385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti i Shtetit

November 16, 2026
Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

November 16, 2026
Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

November 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In