• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Ne po vdesim nga plehrat në çdo cep, jo nga terroristët

by A R
21/11/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit të qindra qytetarëve për pastrimin e qytetit nga mbeturinat, kryesisht në zonën e Bregut të Lumit, si dhe në të 24 njësitë e saj administrative. Pjesë e këtij aksioni ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi njësitë nr.7 dhe nr. 1 për të dhënë kontributin e tij në pastrimin e zones, ndërsa nënkryetarët, Brunilda Paskali dhe Andi Seferi, iu bashkuan vullnetarëve që pastruan një nga zonat më të ndotura të kryeqytetit, Bregun e Lumit.

Në një prononcim për median, pas mbylljes së aksioneve në këto njësi, kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët që iu bashkuan thirrjes së Bashkisë së Tiranës, duke e vlerësuar mbajtjen pastër të Tiranës si një detyrë për çdo qytetar të saj.

“Ne nuk na ndotin armiqtë, as terroristët, ne nuk vdesim prej dhunës që shkaktojnë ekstremistët, por prej kancerit dhe helmit që i shkaktojmë vetë vetes tonë. Të gjitha mbeturinat që po mbledhim këtu dhe në çdo cep të Tiranës, i kemi shkaktuar vetë sepse jemi treguar të papërgjegjshëm”, tha ai.

Veliaj shtoi se sfida e bashkisë, nuk është vetëm pastrimi i qytetit në një ditë, por edhe sjellja e një mentaliteti të ri, ku secili prej nesh të ndihet aksioner i një qyteti që duhet të jetë i pastër çdo ditë. Ai përmendi një nismë të re që Bashkia e Tiranës po konsideron për t’ia propozuar Këshillit Bashkiak, për uljen e ndotjes në Tiranë, siç është ndalimi i përdorimit të qeseve plastike.

“Shumë qytete, edhe në Afrikë madje, e kanë ndaluar rreptësisht plastikën. Kjo “aferë dashurie” që ne kemi me plastikën qenka e pazgjidhshme. Kemi probleme masive, teksa po afrojnë shirat, për zhbllokimin e kanalizimeve vetëm prej qeseve plastike. Një qese plastike do 1 mijë vjet të degradohet, ndaj sa herë që dikush hedh një qese plastike duhet të kuptojë se ka mallkuar jo vetëm fëmijët e tij, por edhe gjeneratën që vjen pas nesh”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ai tha se në pamundësi për të ndërgjegjësuar në një kohë të shkurtër gjithë qytetarët e Tiranës, bashkia po konsideron nismën për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike nga të gjitha dyqanet e qytetit.

“Së dyti, vetëm në këto 100 ditë të para, kemi vënë rreth 10 mijë gjoba për ndotësit. Njerëzit duhet të kuptojnë që ndotja është sport i shtrenjtë. Nëse dikush urinon poshtë urave të Lanës, ose hedh inerte, do të marrë gjobë. Unë e kuptoj se ndoshta nuk i kapim të gjithë, por çdo muaj do vëmë disa mijë gjoba, për të kuptuar që rregullat e bashkëjetesës në komunitet kërkojnë që, ai që e ndot, për të tjerët, penalizohet. 99% e qytetarëve të Tiranës janë të pastër, por 1 % që e ndot duhet të paguajë çmimin”, nënvizoi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se në fokusin e Bashkisë së Tiranës është edhe pastrimi i lumenjve.

“Lumi i Tiranës, lumi i Lanës, brigjet e lumenjve janë ato që në fakt e sjellin ndotjen në zinxhirin tonë ushqimor, duke qenë se me atë ujë vaditen tokat tona. Ai ujë futet në burime dhe pastaj kthehet në çezmat tona”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ai u shpreh i kënaqur që edhe eksperimentimi i nismës për angazhimin në pastrimin e qytetit të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike ka qenë i suksesshëm./Shqiptarja.com

202357 202358

Next Post

Bayern Munich vijon “marshimin” fiton edhe ndaj Schalkes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In