• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Novi Sad: Me Teatrin e Ri, Tirana do të aplikojë për ‘Kryeqytetin Europian të Kulturës 2024’

by A R
30/06/2018 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Novi Sadi, ku mori pjesë në Forumin e Tretë Rajonal të të Rinjve dhe ku e pranishme ishte edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau me të rinjtë historinë fantastike sipas tij se si Tirana sot, po shndërrohet jo vetëm në një qytet të të rinjve, por edhe në një qytet të kulturës.

Veliaj tha se me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, por edhe me përfundimin e një sërë veprash të tjera që përmirësojnë infrastrukturën për artin dhe kulturën, do t’i japin mundësi Tiranës që të aplikojë fillimisht si kryeqyteti europian i rinisë dhe më pas edhe si kryeqyteti europian i kulturës. “Po konsiderojmë seriozisht që Tirana të aplikojë për vitin 2022 si kryeqytet evropian i rinisë dhe për vitin 2024 si kryeqyteti evropian i kulturës. Me gjithë ecurinë, progresin dhe konsensusin për të pasur një teatër të ri, besoj se do të kualifikohemi dhe për ato aspekte teknike të cilat më përpara do të na përjashtonin”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se me ndërtimin e teatrit dhe stadiumit, Tirana futet përfundimisht në hartën e qyteteve që janë gatshme të presin edhe evente ndërkombëtare, që më parë ishin të pamundura. “Mungesa e një teatri ose mungesa e një stadiumi që na kanë përjashtuar nga evente ndërkombëtare, them se do të plotësohen më së miri tani që do të avancojmë me teatrin e ri. Një kryeqytet europian i kulturës që ka një opera, një teatër të ri, një amfiteatër të hapur, që ka skena alternative si Turbina, besoj se do ta bëjnë aplikimin tonë të suksesshëm dhe besoj se do të jetë konfirmimi se këto aplikime nuk janë të shkëputura nga njëra-tjetra, por janë pjesë e një pakete e cila garanton që në Tiranë mund të bëhet art dhe kulturë cilësore, që do të certifikohet edhe nga europianët për të pasur një kryeqytet europian të kulturës”, deklaroi Veliaj.

Gjatë vizitës së tij në Novi Sad kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Novi Sadit, Miloš Vučević, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit, integrimin e të rinjve, si dhe eksperiencën për të aplikuar edhe Tirana si një qytet i rinisë dhe kulturës në Europë.

Next Post
Me vapën shoferëve “u bie dielli në kokë”, shtohen aksidentet

Propozimi, gjobë e dyfishuar që të shmangni pezullimin e patentës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com