• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi, gjobë e dyfishuar që të shmangni pezullimin e patentës

by A R
30/06/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush paguan dyfishin e gjobës për shkeljen e Kodit Rrugor do të shpëtojë nga pezullimi i patentës. Kështu parashikon një nismë ligjore propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu. Por, nga projektligji për disa ndryshime në Kodin Rrugorë do të përfitojnë vetëm emigrantët shqiptarë me lejedrejtimi të lëshuara nga një shtet i huaj si dhe shtetasit e huaj. Ky propozim do të adresojë një problematikë të emigrantëve shqiptarë, shqiptarëve të Kosovës dhe të huajve, të cilët humbasin shumë kohë nëpër hallkat institucioneve pasi u pezullohet patenta.

Nëse Parlamenti miraton ndryshimi, i cili kërkon një shumicë prej 84 votash, kjo kategori mund të evitojnë pezullimin e lejedrejtimit në këmbim të pagesës së një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale së parashikuar për dispozitën e shkelur. Gjithashtu, duke ndryshuar pikën 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor, nuk do të jetë më Institucioni i Prefektit që pezullon lejet e drejtimit të lëshuara nga një shtet i huaj.

“Nga zbatimi në praktikë i pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor kanë lindur vështirësi dhe pengesa. Kjo pikë e këtij neni është amenduar edhe në vitin 2011, me ligjin nr. 10488. Por përsëri zbatimi i pikës 3 nuk ka siguruar një normalitet të punës për organet zbatuese të ligjit dhe në mjaft raste janë konstatuar edhe elemente korruptive. Në këto kushte, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar shqetësimet e shtetasve kosovarë, emigrantëve, por dhe shtetasve të huaj, si drejtues mjetesh, që udhëtojnë në një numër shumë të madh në Shqipëri, veçanërisht gjatë periudhës së verës, si dhe dukë marrë në konsideratë faktin që duhet të shmangim hallka të panevojshme institucionale për zbatimin e Kodit Rrugor dhe mirëfunksionimin e ligjit, paraqes nismën ligjore për të ndryshuar pikën 3 të nenit 127 dhe të për shtuar dy pika të tjera 3/1 dhe 3/2, të cilat rregullojnë përfundimisht problematikat e hasura deri më sot për këtë çështje”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Përfituesit

Gjithashtu sqarohet se ndryshimi dhe shtesat në piken 3 të nenit 127 bëhen me qëllim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, me qëllim që edhe vendi ynë të vendosë dhe të aplikojë ato standarde. “Propozimi për dyfishim të sanksionit me masë administrative në “këmbim” të mospezullimit të lejedrejtimit për drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi të lëshuar nga një shtet i huaj, do të jetë një masë lehtësuese për drejtuesit e mjeteve.

Ky ndryshim do të ketë një impakt mjaft pozitiv për drejtuesit e mjeteve nga Kosova, të cilët vijnë në Shqipëri çdo fundjavë dhe sidomos për sezonin turistik. Impakt pozitiv ndryshimi do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptarë me kombësi të huaj, të cilët do të ndiejnë “shtrëngesën” në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer dhe nuk do të kenë vonesa dhe humbje të panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit për të aplikuar për falje etj”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Ndikimi në Buxhet

Deputeti Pjerin Ndreu argumenton se ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme të parashikuara dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur.

“Amendimi i propozuar do të ndikoje drejtpërdrejt për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatëse, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugore të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim. Nisma e propozuar është në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi për Kodin Rrugor dhe Rregulloren e Kuvendit. Projektligji, si projektligj joqeveritar, nuk ka ndikim në buxhetin e shtetit që sjell rritjen e shpenzimeve apo pakësim të të ardhurave”, thuhet në relacion./Shqiptarja

Next Post
“Ditarët erotikë të adoleshentit Lubonja, fatkeqësia që e njoha”, reagon aktori Artan Imami

"Ditarët erotikë të adoleshentit Lubonja, fatkeqësia që e njoha", reagon aktori Artan Imami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com