• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ne mbjellim pemë, pastërti dhe dashuri, jo përçarje; ata kanë hallet e non gratas, ne shohim hallet e qytetarëve

by Java News
16/04/2023 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dajti, gjatë takimit me banorët atje, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana sot është shumë herë më e pastër se ç’ka qenë më përpara dhe se vendimi i Partisë Socialiste për të mbjellë pemë, jo sherr, është i duhuri.

“Edhe armiku ynë më i madh sot e pranon se Tirana është më e pastër. Ju kujtohet kur ishim në Dajt, nuk e shihnim Tiranën, sepse digjeshin plehrat në Sharrë. Dilte ajo reja veshtullore kancerogjene, përshkonte gjithë Tiranën dhe ngecte në Dajt. Ajo reja nuk ishte re e bardhë për të bërë fotografi. Ishte reja e verdhë dhe kafe që dilte nga Sharra dhe përplasej në Dajt. Vërtetë digjeshin atje, por nuk vuante vetëm ai komunitet sepse Dajti ishte muri që mbante renë kancerogjene. Sa binte shi gjithë ai helm vinte këtu në Dajt, te tokat tona, te mushkëritë tona, te hunda jonë, te fëmijët tanë. Sot nuk ndodh, sot e bëjmë atë pastrim me 1/3 e çmimit më pak. Sot Tirana është më e pastër, e pranojnë edhe kundërshtarët tanë”, tha Veliaj.

Mandej, ai renditi disa nga investimet e mëdha që po bëhen dhe do bëhen në kryeqytet dhe që prekin edhe Lagjen 12.

“Dashnia për Rusinë dhe urrejtja për Amerikën nuk duhet të jenë hallet tona. Halli ynë është si do ta bëjmë liqenin këtu, si do të vazhdojmë me ujësjellësin deri në fshatin më të largët, halli ynë është projekti që sapo miratuam për rrugën e Priskës, që edhe Priska të ndihet më afër me zonën tonë. Halli ynë është që, siç hapëm çerdhen tek Fresku, të hapim çerdhe edhe në Qeserakë, në Linzë, në Dajt, sepse qartazi kemi krijuar një standard të lartë. Halli ynë është si të vazhdojmë me Unazën. Imagjinoni tani që janë hapur të 7 lotet, edhe pjesa nga Farkë e madhe në Qesarakë, tek IKV-ja poshtë, nga IKV-ja pastaj në Tufinë, nga Tufina pastaj në Breg të Lumit, nga Bregu Lumit në Paskuqan, nga Paskuqani tek Treshi, nga Treshi futet prapë në Laprakë për të shkuar tek “Shqiponja”. Kur mbaron Unaza e madhe do të kuptojmë realisht çfarë do të thotë me t’u rrit prona e vlerës në Dajt”, tha Veliaj.

Next Post
E akuzoi se shtëpia e tij u përdor për trafikim organesh: Ky është i moshuari nga Fushë Kruja që paditi Dik Martin

E akuzoi se shtëpia e tij u përdor për trafikim organesh: Ky është i moshuari nga Fushë Kruja që paditi Dik Martin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In