• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në lagjet e reja do të ketë jetë 24 orë, jo vetëm rezidenciale, por dhe administrative dhe artistike

by Ardit Rada
26/11/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lagjet e reja të Tiranës, të cilat do të ringrihen pas tërmetit të 26 nëntorit, do të jenë lagjet model të Shqipërisë së të ardhmes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për “Fax News”, ka shpjeguar idenë e “Qytetit 15-minutësh” mbi të cilën është ndërtuar filozofia e funksionimit të dy lagjeve të reja në kryeqytet, të cilat nuk do të shërbejnë vetëm për banim, por do të ketë dhe institucione zyrtare dhe kulturore të cilat do t’i japin interaktivitet këtyre zonave.

“Zona e “5 Majit” do të jetë rezidenciale dhe administrative. Do të jenë zyrat e reja të Doganës, të Tatimeve, Hipoteka, Legalizimet, pra, shumë prej shërbimeve publike do të transferohen aty, sepse nuk duam që të ketë stigmën e një zone ku kanë shkuar vetëm nevojtarët e tërmetit.

Pra, jo vetëm ultramoderne, por të ketë jetë 24 orë, paradite me administratën dhe pasdite me njerëzit që kthehen nga puna në lagjen e re. Në Kombinat miksimi do të jetë rezidenciale dhe artistike. Do të kemi disa muzeume, një shkollë të dizajnit, shkollën e re të arkitekturës, muzeun e arteve moderne, ekzaktësisht, për ta jetuar edhe atë lagje 24 orë. Pra, të jetohet paradite me turizëm, me universitetin, me studentët dhe pasdite pjesa rezidenciale. Është ajo që po rekomandohet kudo në Europë dhe që quhet “Qyteti 15 minutësh”. Pra, të kesh mundësi që në një rreze prej 15 minutash ecjeje në këmbë, të kesh shumicën e shërbimeve të përqendruara aty,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se, rindërtimi i lagjeve të reja do të bazohet në modelin e Bulevardit të ri.

“Në lagjet e reja duam të nxjerrim pak mësime nga lagjet e vjetra, – legalizime jashtë kritereve, prona të kthyera jashtë kritereve, abuzime e çudira shqiptare që duhet të marrin fund, – duhet t’i ngjajnë Bulevardit të ri. Fillimisht bën infrastrukturën, pastaj bën ndërtesën. Do bëhen gjërat për së mbari. Besoj që do kemi lagjet model të një Shqipërie të së ardhmes,” u shpreh Veliaj./a.p

Next Post
Shifra të frikshme nga Turqia/ Mbi 29 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 174 viktima

Shifra të frikshme nga Turqia/ Mbi 29 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 174 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In