• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në kryeqytet: “Socialistët i dhanë rol të barabartë gruas, skemat sociale, në qendër të programit tonë”

by Java News
27/03/2021 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Njësisë 12 në kryeqytet kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se ndihet krenar që Partia Socialiste ka arritur ta vendosë Shqipërinë në vendet e para në Europë sa i takon barazisë gjinore në vendimmarrje. I shoqëruar edhe nga kandidatja për deputete Ermonela Felaj, Veliaj u shpreh se që nga kuotat e përcaktuara në parlament, ashtu edhe në qeverisjen qendrore dhe vendore Partia Socialiste i ka dhënë një rol të barabartë gruas.


“Është një kënaqësi shumë e madhe kur sheh rankimet borërore dhe vëren se Partia Socialiste është ajo fuqi qeverisëse që e ka vendosur Shqipërinë në 5 vendet kryesore në Europë për emancipimin në qeverisje. Gjysma e qeverisë janë gra dhe gjysma burra. Jemi të vetmet bashki në rajonin tonë ku gjysma e Këshillit Bashkiak janë burra dhe gjysma janë gra. E njëjta gjë me kuotat në parlament,” tha Veliaj.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën veçoi edhe faktin se në këtë forcë politike të gjitha sondazhet evidentojnë mbështetjen e grave në masën 65%.
“Kemi një arsye për ta pasur kokën lart e për t’i parë njerëzit në sy, sidomos gratë e vajzat. Partia Socialiste është vërtet mbi 50% në të gjithë sondazhet, por nëse e zbërthen sondazhin te gratë e vajzat ne jemi mbi 65%. Qartazi ne kemi dhe gra e vajza që vijnë nga familje që tipikisht nuk votojnë forcën tonë, por thonë: “E di çfarë? Unë do bëj hesapet e fëmijëve të mi dhe jo hesapet e gjyshit,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se kjo vjen pasi PS në bërthamë të programit të saj politik ka skemat sociale.
“Për të gjitha skemat sociale, Partisë Socialiste i shkon emri socialiste, sepse është një forcë solidare në çdo stacion të jetës së njeriut, nga lindja, deri te pensioni. Ky është programi ynë. Në çdo segment të jetës së njeriut ne kemi ndikuar dhe kemi ndikuar për mirë,” deklaroi ai.
Në fund, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të të pranishmeve Veliaj shpjegoi se edhe skema e strehimit social është mjaft e gjerë, jo vetëm me kreditë e buta, por edhe me bonusin e qerasë si dhe me banesat sociale të cilat jepen për ato familje që nuk kanë mundësi të paguajnë një kredi.

Next Post
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In