• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Këshill Bashkiak: Tërmeti i fundit na tregoi se vendimi për shembjen e pallatit te rr. ‘Myslym Keta’ ishte i duhuri

by
25/01/2023 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e parë për vitin 2023 të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tërmeti i para pak ditëve, tregoi edhe njëherë se vendimi për shembjen e pallatit te rr. “Myslym Keta”, i cili u shpall i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, ishte i duhuri për sigurinë e jetës së banorëve. Veliaj theksoi se me jetët e njerëzve nuk duhet luajtur për 5 vota më shumë.

“E morëm vendimin se ishte i drejtë dhe i duhuri, por pa e ditur se do kishim tërmet në janar. Pyetja është: A bëhet njeriu faqezi vetëm për 5 vota? Abuzohet për çdo gjë, për një grusht votash. Kjo nuk shkon se ishte po ai grup që u thoshte atyre: “Rrini te pallati. Pallati s’ka për t’u prishur, këtu do flijoheni, kjo është vija e kuqe, ne nuk e lëmë bashkinë, ne do i rrimë para ekskavatorit”. Nuk ha debat vendimi i Institutit të Ndërtimit, që thotë ky pallat është për shembje. Po të kishim thënë e bëjmë pas vitit të ri, ose e bëjmë pas zgjedhjeve, se edhe ne na duhen ato 5 vota, sot do ishim përpara një tjetër përgjegjësie dhe s’do ishim këtu për të bërë këtë takim.

Kështu që ftesa, duke qenë se janë 100 ditë deri në zgjedhje dhe do dëgjojmë lloj-lloj çudirash, që pranohen në zgjedhje se ndodhin kudo në botë, por çdo gjë me masë. Kur diskutohet te jeta e njeriut, po foli inxhinieri, nuk flasin më politikanët. Kur diskutohet jeta e njeriut, po foli vaksinatorja, ose epidemiologu, nuk flasim më ne të tjerët, ne thjesht zbatojmë ato që janë vendime të shkencës dhe vendime të njerëzve që janë të licensuar për këto vendime. Ne jemi vetëm aty për të zbatuar vendimet e dikujt që na ka thënë që ky pallat s’mban, njerëzit duhen vaksinuar, apo ky qytet duhet të shkojë në karantinë, sipas vendimmarrjeve që kemi marrë kur shkenca dhe njerëzit e përgjegjshëm, jo të papërgjegjshëm, na kanë informuar për vendimmarrjet tona”, u shpreh Veliaj.

/e.d

Next Post
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, 32.6% më shumë se 2021

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, 32.6% më shumë se 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In