• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Në Farkë terminali lindor i autobusëve, disiplinojmë trafikun dhe i kthejmë vlerën zonës

by
21/08/2015 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot pasdite administratorin e njësisë Farkë, Admir Abrija, ku deklaroi se në Farkë do të ndërtohet terminali lindor i autobusëve, si një mënyrë për të disiplinuar trafikun e Tiranës dhe për të shmangur ndotjen që shkaktojnë automjetet.

“Kemi vendosur që terminali lindor i autobusëve që vijnë nga zona e juglindjes së Shqipërisë, Pogradeci, Korça apo veriu i Greqisë, të jetë në zonë e Farkës. Është një mënyrë se si ne disiplinojmë trafikun në Tiranë dhe se si shmangim skenat e shëmtuara që shkaktojnë trafik dhe ndotje në qytet. Duke pasur një terminal në zonën e Farkës, disiplinojmë trafikun, por i kthejmë edhe një vlerë kësaj lagjeje të re të Tiranës, duke u siguruar që kemi një sistem modern të disiplinimit të të gjithë transportit publik në qytet”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai inspektoi punimet për Liqenin e Farkës, ku edhe deklaroi se ky liqen do të jetë njëri nga 5 parqet e Tiranës. Veliaj theksoi se Liqeni i Farkës ka një potencial fantastik për t’u kthyer në një zonë rikrijuese, çlodhëse dhe e këndshme për qytetarët e Tiranës.1L6A1024

Më poshtë prononcimi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Tiranës:

“Më vjen mirë që jemi në Farkë, për t’i uruar administratorit të ri të Farkës, Admir Abrija, punë të mbarë e shumë suksese.

Sot kemi edhe dy lajme shumë të mira për Farkën. Kemi vendosur që terminali lindor i autobusëve që vijnë nga zona e juglindjes së Shqipërisë, Pogradeci, Korça apo veriu i Greqisë, të jetë në zonë e Farkës. Është një mënyrë se si ne disiplinojmë trafikun në Tiranë dhe se si shmangim skenat e shëmtuara që shkaktojnë trafik dhe ndotje në qytet.

Duke pasur një terminal në zonën e Farkës, disiplinojmë trafikun, por i kthejmë edhe një vlerë kësaj lagjeje të re të Tiranës, duke u siguruar që kemi një sistem modern të disiplinimit të të gjithë transportit publik në qytet.

Më vjen mirë gjithashtu, që sot inspektojmë punimet për Liqenin e Farkës. Dua të falënderoj kompaninë dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për faktin se në Liqenin e Farkës ne shohim një potencial fantastik, duke qenë se është rreth dy herë sa sipërfaqja e Liqenit të Tiranës. Kjo do të thotë se kemi dy herë mundësi për të pasur një zonë rikrijuese, çlodhëse, shumë më pranë qendrës së Tiranës, duke u siguruar se parku i Liqenit të Farkës plotëson premtimin dhe angazhimin tonë për 5 parqet e Tiranës: parkun e Vaqarrit, Kasharit, liqenit të Tiranës, parkun e  Dajtit dhe tani të Farkës, si një mundësi për të shënjuar një diferencë nga politikat që janë investuar kryesisht në beton, në një politikë lokale të Tiranës që e zëvendëson 4 vjeçarin e betonit me një perspektivë të 5 parqeve të qytetit të Tiranës”.

Next Post

Thaçi: Daçiç mos akuzo por merr pasaportë kosovare! Ke lindur në Prizren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje të forta në tubim, protestuesit gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

Përplasje të forta në tubim, protestuesit gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

May 8, 2026
Qytetarët sulmojnë me molotovë, përplasen edhe fizikisht me efektivët! Policia kundërpërgjigjet me ujë edhe ndaj Berishës

Qytetarët sulmojnë me molotovë, përplasen edhe fizikisht me efektivët! Policia kundërpërgjigjet me ujë edhe ndaj Berishës

May 8, 2026
“Marshimi i pandalshëm nuk ndalet”, Flamur Noka përplaset me policinë në protestë

“Marshimi i pandalshëm nuk ndalet”, Flamur Noka përplaset me policinë në protestë

May 8, 2026
Tensione në protestën e PD-së, qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, përdoren fishekzjarre dhe ujë

Tensione në protestën e PD-së, qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, përdoren fishekzjarre dhe ujë

May 8, 2026
Tensione dhe përplasje me policinë, Berisha shfaqet me maskë kundërgaz në protestën para Ministrisë së Brendshme

Tensione dhe përplasje me policinë, Berisha shfaqet me maskë kundërgaz në protestën para Ministrisë së Brendshme

May 8, 2026
A mund të jetë Salianji, Nigel Farage i lokaleve të 2027?

A mund të jetë Salianji, Nigel Farage i lokaleve të 2027?

May 8, 2026
“Nga kush i merrni urdhrat?! Pse provokoni?!” Bardhi i revoltuar, përplaset me efektivët e policisë

“Nga kush i merrni urdhrat?! Pse provokoni?!” Bardhi i revoltuar, përplaset me efektivët e policisë

May 8, 2026
“Çfarë ka për të fshehur?”/ Andi Bushati: Më vjen ndot që një prokuror i SPAK-ut kërkon dhe fiton një seancë me dyer të mbyllura

“Çfarë ka për të fshehur?”/ Andi Bushati: Më vjen ndot që një prokuror i SPAK-ut kërkon dhe fiton një seancë me dyer të mbyllura

May 8, 2026
Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, përplasje me molotov dhe ujë

Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, përplasje me molotov dhe ujë

May 8, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme, policia hedh ujë në drejtim të turmës

Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme, policia hedh ujë në drejtim të turmës

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In