• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi: Daçiç mos akuzo por merr pasaportë kosovare! Ke lindur në Prizren

by
21/08/2015 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Replikat ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç janë zhvendosur në mbledhjen e OKB-së. Në fjalën e tij Thaçi i është drejtuar Daçiç se ai mund të aplikojë lirisht për marrjen e dokumentacionit të Kosovës.

“Kosova e lejon dyshtetësisë”, ka thënë Thaçi.

Kjo ofertë e tij erdhi pasi Daçiç tha se ai kishte lindur në Prizren, dhe se tashmë serbët janë dëbuar nga ai vend.

“Objektet e trashëgimisë kulturore janë më sigurta tani se sa gjatë 1000 vjetëve të shkuara. Kishat ortodokse serbe ruhen nga Polica e Kosovës”, tha Thaçi dhe shtoi se “lufta ne Kosovë nuk ka qenë luftë fetare. Ka qenë luftë që e ka filluar Serbia, ashtu siç e ka nisur luftën edhe me Kroacinë e me Bosnjën”.

Ai ftoi anëtarë e KS që të mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Thaçi e akuzoi Daçiç për fjalorin e ashpër të përdorur, ndërsa shtoi: “Daçiqi ka lindur në Kosovë dhe unë i kam ofruar atij të marrë pasaportën e Kosovës. Por, Daçiç nuk ka treguar se të parët e tij erdhën si kolonizues ndërmjet dy luftërave në Kosovë”.

Thaçi ftoi vendet e BE-së që të mos e vonojnë nënshkrimin e MSA-së me Kosovën dhe liberalzimin e vizave për qytetarët e saj. Ndërsa, shfaqi keqardhje pse mekanizmat ndërkombëtarë nuk kanë dënuar dhunimin e më shumë se 20 mijë grave nga Ushtria e Policia e Serbisë.

Gjithashtu, Thaçi i tha homologut të tij serb: “Ju do të vazhdoni luftën se e keni zakon, por prapë do ta humbisni”.

Next Post

Moldavia heq vizat me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com