• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në darkën e iftarit që bëri bashkë personalitete e komunitete të të gjitha besimeve: Mirënjohës për frymën e bashkimit!

by Java News
21/04/2022 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Turqisë në Tiranë shtroi mbrëmë iftar për besimtarët myslimanë, personalitete të politikës, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ku ishte i ftuar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku shprehu vlerësimin për harmoninë mes besimeve në Shqipëri, ku theksoi se mesazhi më i madh i profetit Muhamed ishte bashkimi dhe jo përçarja.

“Siç thoshte Profeti Muhamed, bashkimi është mëshirë, kurse përçarja është denim. Është një nga thëniet me të mençura për të na udhëhequr në jetën tonë. Ne mund të vijmë nga kombe të ndryshme, mund të kemi besime të ndryshme, mund të jetojmë në situata të ndryshme, mund të bëjmë punë të ndryshme, por ama kur jemi bashkë, jemi të pamposhtur.

Ndaj, jam shumë krenar që jemi bashkë me ambasadorin, mikun tim, Murat Yörük, ambasadorët e tjerë, ministra e deputetë të nderuar, përfaqësues të komuniteteve të tjera të besimit, si dhe të gjithë ata që i shërbejnë komunitetit tonë apo është thirrur të shërbejë diku,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën dhe kontributin e çdokujt që na u gjend në ditë të vështira, si tërmeti apo pandemia, ku veçoi kontributin e vendit mik, Turqisë.

“Gjatë kohës së tërmetit dhe të pandemisë ne mësuam kush ishin miqtë e vërtetë. Me ambasadorin jemi takuar shpesh, një herë për kënd lodrash, një herë për një kopsht, një herë për një çerdhe, një herë për një shkollë, në Fier për një spital, në Laç për një qytet të ri, dhe unë besoj se të keqen e largojmë, jo duke sharë, por duke bërë një të mirë që na çliron prej saj. Ndaj, në emër të qyteti tonë ju falënderoj shumë për shërbimin që bën secili prej jush, qoftë në familje, në punë, në qytet”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Rusia e “burgosur” nga e kaluara/ Putin dëshiron që bota ta ketë frikë, ashtu si Stalini dhe Hitleri

Rusia e "burgosur" nga e kaluara/ Putin dëshiron që bota ta ketë frikë, ashtu si Stalini dhe Hitleri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In