• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj në Baldushk, premton kushte për tregjet

by Java News
28/08/2015 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baldushku, ku prezantoi administratorin, Ilir Bermeta, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se do të ndërhyhet për t’i dhënë fund kaosit me tregtarët që shesin të pa kontrolluar në çdo cep të qytetit. “Duam të ndryshojmë edhe mënyrën se si shiten produktet bujqësore në Tiranë. Historia që çdokush që vjen nga zonat e fshatit shet në rrugë jashtë çdo standardi higjienik duhet të ndryshojë”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu u shpreh se një nga zgjidhjet që ofron Bashkia e Tiranës është një sistem i ri, i cili përcakton zonat ku do të shiten produktet sipas një kalendari të përcaktuar. “Kjo është arsyeja pse ne propozojmë që fundjavave të kemi tregje të dedikuara për zona të caktuara; pra, të dimë se në një shesh apo rrugë të caktuar po shiten produkte nga Baldushku, nga Farka, Peza, Ndroqi, Kashari e kështu me radhë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Sipas tij, kjo është një risi e cila do sjellë përfitime, edhe për fermerët, edhe për ata që banojnë në zonat urbane. “Do të kemi tregje të fermerëve që janë ekskluzivisht për ta, jo për tregtarët e shumicës, që edhe qytetarët e Tiranës të kenë mundësi që të blejnë produkte bio, që vijnë direkt nga fermat, me çmime të tregut”, shtoi ai. Veliaj tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, do të synohet një politikë e koordinuar bujqësore, për të orientuar fermerët në mbjelljen e kulturave që sigurojnë shitjen e produkteve.

“Ne do të kemi një pol për bujqësinë, ku Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Bujqësisë të funksionojnë bashkë, për t’i dhënë drejtim të gjithë këshillimit për të cilin kanë nevojë zonat, për t’u siguruar që asnjë investim nuk shkon dëm dhe për të pasur garancinë që ne do të kemi shitje të prodhimeve”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe tek përpjekja e bashkisë për të vendosur rregullin në gjithë territorin e saj, duke çliruar hapësirat publike dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët që të respektojnë jetën në komunitet. Por, sipas tij këto masa vlejnë për të gjitha njësitë administrative të Tiranës. “Në Tiranë kemi grumbulluar mbi 100 gjoba vetëm në 24 orët e para. Ndaj, nuk mund të urinosh në ambiente publike, nuk mund të thyesh pemë, nuk mund të vandalizosh qytetin, nuk mund të ndërtosh pa leje, nuk mund të zësh hapësirën aty ku kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës.

Veliaj i ka kërkuar administratorit Bermeta që të marrë masat për aksionin e pastrimit të 4 shtatorit. Ai ka bërë të ditur se po bashkëpunohet edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë që në ndihmë të këtij aksioni të vijnë edhe mjetet e ushtrisë. “Në aksion do të kemi edhe ushtrinë, për të na ndihmuar me inertet e rënda”, tha ai. Po ashtu, ai ka parë nga afër punën që kryhet nga fermerët e zonës, ndërsa është njohur nga specialistët e bujqësisë, lidhur me problematikat që shoqërojnë sot këtë sektor.

Next Post

Ja projekti i Kishës së re të Dhërmiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Beqaj: Kuvendi duhet të hetojë zbatimin e gabuar të konceptit të “funksionarit të lartë”

July 16, 2026
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji

July 16, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

July 16, 2026
Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

July 16, 2026
Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje

Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje

July 16, 2026
Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë

Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë

July 16, 2026
Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

July 16, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali dorëzon në PS “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”: E mbajta premtimin ndaj Ramës

July 16, 2026
“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

July 16, 2026
“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In