• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Baldushk: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit! Ftoj familjet…

by
19/12/2022 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të festave të fundvitit janë gati edhe shtëpitë e fundit për të mirëpritur familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me kryeministrin, Edi Rama inauguruan sot shtëpitë e reja në Baldushk, të cilat janë më të forta, më të bukura e më të mëdha se shtëpitë që që u dëmtuan nga tërmeti.

Kryebashkiaku Veliaj tha se: “Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një qeveri, sidomos në një vend si i yni, me të ardhura modeste, të thoshte: Çfarë u dëmtua nga tërmeti, do ta kompensojmë 100% më të madhe, më të bukur dhe më të fortë, duke përfshirë të gjithë infrastrukturën, shkolla, kopshte, çerdhe, por mbi të gjitha shtëpitë e njerëzve që u goditën pabesisht nga tërmeti.

Por që unë besoj në mënyrën më bujare, me një iniciativë të padëgjuar më përpara, arritëm që në 3 vite të kemi mbyllur shumicën më të madhe të nevojave dhe sot me 60 vila, shtëpi individuale dhe me një kompleks me 3 rrugë paralele me 29 vila që i kemi këtu, mbylli përfundimisht dramën e tërmetit në të gjithë zonën e Baldushkut. Koinçidenca në fakt është shumë e bukur sepse sot mbyllim hallin e shtëpisë, nesër fillon festa sepse hapim tregun Baldushkut, me gjelat e Baldushkut që qartazi janë më të mirët në vend.”

Veliaj u ndal edhe te shembja e pallatit të dëmtuar në rr. “Myslym Keta”, duke theksuar se gënjeshtrat e atyre që japin mend nga vilat e Lalzit nuk duhen besuar dhe se e vëerteta është që edhe 6 nga 14 familjet e fundit janë dakordësuar dhe po vendosen në shtëpitë e reja.

“Nuk mund të rri në një ditë si e sotmja që u çuam të gjithë me rrokopujë, me lajme të rreme dhe me histeri kolektive, të rri pa sqaruar atë që ndodhi sot në Tiranë. Kishim një pallat në Tiranë, në 500 pallate që janë dëmtuar, që kemi ndërhyrë, me shumë banorë që janë futur tashmë te lagjja “5 maji”, i cili zgjodhi siç ka ndodhur rëndom, që të besonte një gënjeshtër të madhe. Që qeveria do bëjë gradaçela.

Gradaçela në Tufinë, imagjinoni. Që këtu ka një teori të madhe konspiracioni, kur futen grup-seksionet e partisë që i marrin mendjen njerëzve, në fakt të vetmit që dëmtohen nuk janë partitë, ata hallet e tyre i kanë zgjidhur, janë të gjithë me vila në Lals.
Për burrat dhe gratë e këtij vendi, për fëmijët, për prindërit, për gjyshërit e për gjyshet, plani i rindërtimit në “5 maj” dhe në Kombinat, që ka hasur pengesa të padëgjuara më përpara, vetëm në Kombinat 22 gjyqe, në “5 Maj” i gjithë grupi i OFL-së që bllokonte rrugën edhe kantierin, më në fund sot kanë marrë jetë, janë futur familjet e para, përfshi edhe të atij pallati ku ishim sot. Kemi verifikuar çdo banor.

Dëgjoja dikë që shante sot kryeministrin, kryetarin e bashkisë, e verifikuam, zonja në moshë merrte vetë 180 mijë lekë, merrte djali 180 mijë lekë, merrte nipi dhe mbesa 180 mijë lekë, sepse pavarësisht se rrinin në një garsonierë, marrin 540 lekë në muaj për 3 vite. Unë besoj kur ky shtet me kushtet që ka, ta paguan qiranë, ta ka bërë edhe shtëpinë tjetër gati, ti nuk mund të thuash që për ideal të partisë do vazhdosh abuzimin. Unë nuk jam këtu që të gjykoj ata, ata janë vërtetë fatkeq.

Ftesa ime është për qytetarët e fundit dhe më vjen mirë që 6 nga 14 familjet, para se të fillonim këtë inaugurim, kanë shkuar dhe kanë firmosur në Njësinë nr 4, dakordësinë për t’u bërë edhe ata pjesë e shumicës morale, e shumicës dërrmuese. Edhe për pjesën tjetër ne do jemi hapur çdo ditë deri në fund të vitit, për t’i siguruar secilit bonusin e qirasë dhe për t’ju thënë që shteti është i tyre, bashkia është e tyre, kryeministri është i tyre, qeveria është e tyre, taksat janë të tyre. Ndaj le të mos e rrënojmë komunitetin tonë dhe të mos e bjerrim besimin tonë, por vetëm duke ecur përpara, duke punuar bashkë, duke ëndërruar dhe punuar për ditë më të mira, do ia mbërrijmë atyre ditëve dhe e sigurt që 2023 do të jetë viti ku ene e mbyllim totalisht dramën e tërmetit”, tha Veliaj.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Ngjarja e rëndë, ja momenti kur 29-vjeçarja hidhet nga ballkoni i Kishës së Shna Ndout në Laç. Roja: Erdhi me nxitim..!

VIDEO/ Ngjarja e rëndë, ja momenti kur 29-vjeçarja hidhet nga ballkoni i Kishës së Shna Ndout në Laç. Roja: Erdhi me nxitim..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com