• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderon 10 punonjësit me kontributin më të gjatë në Bashkinë e Tiranës: Të gjitha punët e mira të Tiranës i kemi bërë në skuadër

by Java News
10/02/2023 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të 103 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj nderoi punonjësit me kontributin më të gjatë në punët e qytetit. Certifikatë Mirënjohje morën punonjësit si Ganimet Gunga, i cili ka kontribuuar prej 40 vitesh në gjelbërimin e qytetit, apo Fatbardha Baholli, e cila numëron 32 vite punë në Bashkinë e Tiranës, teksa në prill mbush moshën për pension. Veliaj falenderoi edhe punonjës të tjerë, që kanë shërbyer për vite e dekada me përkushtim dhe profesionalizëm në sektorë të ndryshëm të bashkisë.

“Ne duhet të jemi një shoqëri që duhet të punojë më shume sepse i duhet të rikuperojë edhe kohën e humbur nga komunizmi apo tranzicioni, nga luftërat, pushtimet apo vonesat e panevojshme. Kemi humbur 13 vjet për sheshin “Skënderbej”, 3 vjet për Unazën e Madhe te “Astiri”, një vit për Këndin e Lodrave te Parku i Liqenit, 2 vjet për Pazarin e Ri. Prandaj, shpresoj shumë që, për brezat që do të vijnë, kontributi juaj jo vetëm që nuk do të harrohet, por do të kthehet në një leksion se si duhet shfrytëzuar dhe maksimalizuar çdo minutë, çdo sekondë, në dobi të vendit dhe qytetet tonë. Më vjen mirë që sot, duke qenë se kolegët janë në prag pensioni, nderojmë disa nga ata që i kanë kushtuar jetën qytetit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se punët e mira mund të bëhen vetëm në skuadër, duke vlerësuar një nga një të gjithë ata që i kanë shërbyer qytetit të Tiranës me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim.

“Jam shumë i gatshëm që të marr të gjithë përgjegjësinë për kritikat që i bëhen qytetit, por nuk jam i gatshëm të marr asnjë meritë për vlerësimet që i bëhen qytetit, sepse ajo ka qenë punë skuadre. Unë gabimet i bëj edhe vetë, kurse punët e mira i bëj vetëm në skuadër. Ky është një reflektim edhe për mua si drejtues, por edhe për gjithë skuadrën tonë të mrekullueshme, që bën një nga punët më të vështira. Ata janë heronjtë që ndoshta nuk dali çdo ditë në televizor, nuk ftohen nëpër emisione, nuk kategorizohen si VIP-a, por pa këta njerëz të rëndësishëm, pa këta VIP-a të Bashkisë, që kurojnë çdo detaj, ky qytet nuk do ishte ku është sot, vlerë e pronës nuk do të ishte ku është sot. Për këtë ndihem i lumtur sot”, u shpreh Veliaj.

Irfan Dashi, Ermira Frangu, Fatbardha Lila, Bukurie Demiraj, Astrit Fuga, Zef Leka, Fatbardha Baholli, Ganimet Gunga, Gzim Beluli, Ylli Lapardhoti janë punonjësit që u nderuan me “Certifikatën e Mirënjohjes” nga Bashkia e Tiranës.

Next Post
Gazeta BILD lë “thatë” Berishën dhe Metën, zhduk artikullin e botuar nga faqja

Gazeta BILD lë "thatë” Berishën dhe Metën, zhduk artikullin e botuar nga faqja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In