• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me motrat e ‘Nënë Terezës’, u jep titullin “Simbol i Qytetit”

by A R
02/09/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i “Nënë Terezës” në Shqipëri u nderua sot nga Bashkia e Tiranës me titullin “Simbol i Qytetit të Tiranës”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi shtëpinë e motrave “Nënë Tereza”, ku edhe u dorëzoi titullin, të cilin e vlerësoi si shenjë mirënjohjeje ndaj humanistes së njohur. “Jam shumë i bekuar që, bashkë me një pjesë të stafit të bashkisë, ndodhem në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës, që ofrojnë shërbime të posaçme në qytetin tonë, për njerëzit më në nevojë, për të sëmurët dhe të braktisurit. Siç thoshte edhe Nënë Tereza: ‘Nuk bëjmë dot të gjithë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë disa gjëra të vogla, me dashuri të madhe’”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai tha se siç është kjo qendër për meshkujt e moshuar në nevojë, ka dhe një qendër tjetër, akoma më të madhe, për zonja në moshë në nevojë. “Më vjen mirë që sot i kemi dhënë simbolin e qytetit të Tiranës motrave të Nënë Terezës, pasi është imazhi saj i gdhendur, për t’ju shprehur mirënjohje dhe për të theksuar që jemi qytet që ka memorie dhe që mban mend vitet ’91, ’92, vitet e para kur Nënë Tereza, por edhe motrat e para, erdhën në Shqipëri, edhe për të kuptuar që, Shqipëria mund të ketë ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë, gjithmonë solidaritet me ata që janë më të vuajturit”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se simboli i qytetit me imazhin e Nënë Terezës jepet për herë të parë dhe se do të kemi një standard për të gjithë ata që kryejnë vepra solidariteti në qytet, të jenë të denjë për të mbajtur këtë simbol. Ndërkaq, shtëpia e motrave të Nënë Terezës i dorëzoi kryebashkiakut Veliaj simbolin e kësaj qendre. “Shumë faleminderit edhe për simbolin tuaj! Do ta ruaj dhe do ta çmoj me shumë dashuri, duke kujtuar shumë mirë veprën e mirë të Nënë Terezës dhe atë që ju bëni në qytetin tonë”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se kjo është një javë, e cila do të ketë shumë aktivitete, për të përjetuar veprën e Nënë Terezës, e cila kulmon me shenjtërimin e saj në 4 Shtator. “Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës në orën 09:30, në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të vendoset pllaka e re në kujtim të misionares shqiptare. Do të kemi një shfaqje të meshës në ekran, si dhe një koncert me këngë nga kori i TOB-it. Një mundësi për të gjithë qytetarët, që ndoshta nuk janë besimtarë katolikë, por që kanë dëshirë të përjetojnë ndjenjën e krenarisë për Nënë Terezën”, tha Veliaj. /r.a

Next Post
Vritet edhe një shqiptar në Siri, kishte shkuar të luftonte para një viti

Vritet edhe një shqiptar në Siri, kishte shkuar të luftonte para një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In