Veliaj mesazh për gratë e PD dhe LSI dhe ironizon Kryemadhin: A keni edhe ju 9 dhoma e 9 banjo për 9 mace?!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sot kryetaren e LSI, Monika Keryemadhi në lidhje me supervilën e saj në Gjirin e Llazit. Kujtojmë se mediat kanë shkruar se vila luksoze e Metës dhe e Monikës në Gjirin e Lalzit ka një hapësirë 2000 m2 oborr, ndërsa në brendësi mbi 9 tualete, madje njëri ishte specifik për nevojat personale të maces.

Duhet të flasim me gocat dhe me gratë e PD-së dhe LSI-së. I ke edhe ti 9 dhoma, 9 banjo për 9 mace? Sepse nëse nuk i ke, ti je më shumë e ngjashme me ne, sesa me ata të tjerët. Duhet të flasim edhe me gratë demokrate. Duhet t’u themi: goca, çfarë shtetësie keni? Keni shtetësi shqiptare, sepse ata janë me shtetësi holandeze, nuk i votojnë as gratë e tyre. Nëse meraku i një gruaje demokrate, një gruaje të LSI-së, një gruaje të çfarëdolloj partie tjetër, është si do rrisë fëmijët, i gëzohet një shkolle të re te Fresku, i gëzohet faktit që do kemi ujin dhe Ujësjellësin e ri në këtë zonë, i gëzohet faktit që do bëhen shtëpitë e reja dhe nuk ka hall vilën në Lalëz, vilën te Rolling Hills, vilën nëpër këto zona ekskluzive. Atëherë, ato qenkan më afër me ne se me partinë e tyre, tha Veliaj.

Duke folur në asamblenë socialiste të PS në Dajt, Veliaj ftoi edhe ata që janë aktualisht me PD dhe LSI që të bashkohen me familjen socialiste. Ai nënvizoi se synimi i opozitës është si të vendosë gjoba. Pyetja për çunat dhe gocat e djathtë që mund të thonë, jam këtu prej gjyshit, gjyshes, inercisë, është, vini ju gjoba përditë?. Thonë, çfarë gjobash mo, unë mezi punoj, sepse njohin disa të rinj të tjerë që dalin përditë dhe thonë, nuk më pëlqen kjo kulla, nuk duam kulla në Tiranë, nuk duhet të vijnë këta nga Fieri, Berati, Vlora, Tropoja, Tepelena, sepse jemi ne. Kush je ti, ti vetë sapo ke ardhur, pse bëhesh racist? Pra, ke ardhur vetë, je bërë i suksesshëm dhe do të mbyllësh derën për të tjerët që vijnë. Si ka mundësi që, nuk i shani më kullat, sapo zbulohet që ju keni metra katrorë në këto kulla, sapo zbulohet që ju vjen reklamë te portali nga këto kulla, sapo zbulohet që partia merr një donacion nga këto kulla? Nëse çunat dhe gocat e djathtë në Dajt dhe te Fresku, nuk vënë gjoba për të ecur përpara, atëherë duhet të vijnë me ne. Te ata njerëz që punojnë pa gjoba dhe që punojnë me drejtësi, ndershmëri dhe me djersën e tyre, tha Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com