• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me sportistët që përgatiten të përfaqësojnë Shipërinë në Tokio/ Smajlaj: Me fat që erdha në Tiranë, kam gjetur një dritare të hapur

by Java News
29/05/2021 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017.

“Unë kam lindur në Shkodër, në një familje sportistësh. Babanë e kam pasur volejbollist po ashtu edhe xhaxhanë. Filloi edhe motra të merrej për një periudhë kohe, por e la. Më pas më futi babai në sportin e atletikës, ishte ai që më shtyu. Sportin e kam filluar në moshën 9-vjeçare e si cdo fëmijë kisha qejf të vrapoja, të ecja. Gradualisht duke bërë stërvitje, fillova të merrja pjesë në garat kombetare, ku fillova të spikat në garat e kërcimeve. Çdo kërcim që bëja ishte emocion i papaërshkueshëm dhe sa më shumë argëtohesha aq më shumë kisha motivim të ecja përpara. Duke parë lumturinë e familjes simë, kisha një motivim për më shumë e kështu arrita duke fituar gara e duke thyer rekorde deri kur erdhi viti i artë në 2017 ku dola Kampion i Europës,” tha Smajljaj.

Ai shtoi se në Tiranë ka gjetur gjithcka i duhej për tu stërvitur dhe për të ecur përpara.

“Kam pasur shumë sakfrifica, por që nga ardhja ime në Tiranë dhe pas Europianit, unë në Tiranë kam gjetur një dritare të hapur, kam pasur mbështjen e kryetarit dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë deri më sot. Që nga ardhja në Tiranë jam shumë i kënaqur me kushtet. Tirana i plotëson të gjitha kushtet për mua, sidomos me pistën e re që është bërë këtu. Shpresoj të kemi dhe një pistë tjetër me 6 korsi. Kryetari na ka dhënë fjalën që do ta bëjmë dhe shpresoj ta bëjnë sa më shpejt. Tirana është e mbushur me aktivitete sportive kështu që jam me fat që kam ardhur në Tiranë,” deklaoroi më tej sportisti.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në sport ashtu si në jetë, duhet të përgatitesh shumë për të arritur rezultatin, por për të tha ai, duhet të jesh i fokusuar.

“Ndonjëherë sheh një njeri që e ka performancën vetëm disa sekonda, nga nisja deri tek kërcimi dhe ti thua, “sa gjë e lehtë, 4 sekonda për të ngritur flamurin tonë dhe një medalje”. Qartazi pas 4 sekondave janë vite të tëra, orë të tëra, mund i jashtëzakonshëm, një familje e tërë, një qytet i tërë, një skuadër e tërë që mbështet një njeri për ato 4 sekonda.

Po të shihni edhe në jetën tonë, pavarësisht nëse jemi ose jo sportistë, në çdo gjë që bëjmë ekziston një tribunë spektatorësh që thonë, “pse kështu bëhet?” Dhe pyetja është: Jeni të përgatitur mjaftueshëm që të rrini të fokusuar te gjëja që doni të bëni, apo do lejoni cilindo që ju vë stërkëmbësh, që ju përgojon, që ju dekurajon, që ka një arsye ose xhelozie, ose inati mundohet që të bllokojë suksesin tuaj? Unë besoj që mësimet që na vijnë sidomos nga sportistët është: Fokus, fokus, fokus. Edhe nuk ka rëndësi nëse do jenë Lojërat Olimpike të Tokios, apo nëse do jetë karriera juaj, apo nëse do filloni një biznes, apo nëse jeni pjesë e një skuadre, ose një ambicieje, pyetja është: Kush ka durimin, apo përqendrimin që të shkojë deri në fund dhe kush është gati të punojë ndoshta edhe 40 vjet, për 4 sekonda sukses?” u shpreh Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Basha në turin e tij: Rama përdori kundër demokratëve të gjithë arsenalin e shtetit. Misioni i ndryshimit mbetet misioni ynë

Basha në turin e tij: Rama përdori kundër demokratëve të gjithë arsenalin e shtetit. Misioni i ndryshimit mbetet misioni ynë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

September 2, 2026
Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

September 2, 2026
Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

September 2, 2026
Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi -

Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi –

September 2, 2026
Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com