• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, me deputetë dhe senatorë: Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian

by A R
08/07/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë bashkëbisedimit me deputeten Francesca Gerardi dhe senatorin Manuel Vescovi, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Italia është avokati më i mirë i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk mund të kishim një mik më të mirë që ta shtyjë përpara kauzën e Shqipërisë në dyert e Brukselit apo të kancelarive të tjera. Ju falenderoj shumë!”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se Italia dhe Shqipëria janë dy vende të lidhura ngushtë jo vetëm ekonomikisht, por edhe në aspektin kulturor dhe njerëzor. Veliaj shtoi se shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali janë kthyer në histori suksesi.

“Sa më shumë bëjmë, aq më shumë duam të bëjmë, jo vetëm në çështje të kulturës apo të ekonomisë, ku me mbi 30% e bilancit tregtar e kemi me Italinë, si partneren tonë kryesore në të gjitha shkëmbimet ekonomike, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë në marrëdhëniet mes qyteteve dhe këshillave bashkiakë. Ashtu siç kemi disa histori të suksesshme bashkëpunimi, siç është “Eco Tirana” apo ndërmarrje të përbashkëta që i kemi me Italinë, besoj se mund t’i forcojmë këto ura. Ditët më të mira i kemi përpara”, tha më tej kryebashkiaku Veliaj.

Deputetja Francesca Gerardi dhe senatori Manuel Vescovi nënvizuan rolin e rëndësishëm që komuniteti shqiptar luan në Itali, ku edhe është integruar më së miri.

“Kam fatin që në qytetin tim ka edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh – pothuajse 20 mijë qytetarë, sa një qytet i vogël. Komuniteti shqiptar në Itali është integruar mjaft mirë, kanë krijuar disa sipërmarrje, janë shumë frytdhënës edhe për qytetin tonë. Përpjekjet e mia janë që edhe Shqipëria të hyjë në Evropë”, tha senatori Vescovi.

Gjatë bashkëbisedimit u nënvizua rëndësia për mbështetjen e start up-eve dhe rolit ndërkombëtar të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

/a.r

Next Post
Berisha: Nuk e njohim Presidentin e Ramës! Do të shkojmë në Kuvend të votojmë kundër

“Kush vjedh, do shkojë në burg” / Berisha: Ja ligji që do të miratojë PD kur të vijë në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

October 20, 2026
Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

October 20, 2026
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com