• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me banorët e Njësive 7 dhe 11: Do fitojmë edhe më thellë në Laprakë e kudo në Tiranë, se për ne flasin punët

by Java News
09/05/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS-së dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar takimet elektorale për zgjedhjet e 14 majit me banorët e Njësive 7 dhe 11 në kryeqytet. Veliaj tha se me investimet e mëdha, e sidomos shkollat e ndërtuara në këto dy njësi, qytetarët kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se në 14 Maj duhet të ecim vetëm përpara. Ai deklaroi se në Laprakë, bastionin e demokratëve ku Berisha deri dje “varte” xhaketën, PS do marrë një fitore edhe më të thellë se në zgjedhjet e fundit, ku fitoi bindshëm.

“Në Njësinë 11, një njësi që konsiderohej bastion i së djathtës, Sali Berisha thoshte: ‘Kam varur xhaketën e sa të jetë xhaketa ime, Lapraka do votojë gjithmonë djathtas’. Sot Lapraka është me Partinë Socialiste, ‘Treshi’ është me Partinë Socialiste, Kodër Kamza është me Partinë Socialiste dhe Bregu i Lumit është me forcën më progresiste. Pse? Sepse hoqëm një xhaketë dhe vumë një tjetër? Jo! Ne nuk jemi nga ata që i varim shpresat te xhaketa. Ne jemi nga ata që i varim shpresat te puna. Kjo është arsyeja pse filluam duke rehabilituar Bregun e Lumit, që asnjë familje të mos përmbytet. Kjo është arsyeja pse filluam nga çerdhet, nga kopshtet, nga shkollat, punët tona të para, si në çdo familje, që të fillojmë nga më të vegjlit për të rregulluar situatën,” u shpreh Veliaj.

Vetëm në Laprakë, tha ai, janë ndërtuar 5 shkolla të reja. “Vetëm në Njësinë 11 kemi ndërtuar shkollën “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”, “Andrea Stefani”, “Nënë Tereza” dhe “Kenedi”, se ne besojmë se vetëm arsimi, puna, mëngët e përveshura, bashkimi, na çojnë papara. Sot Njësia 11 ecën vetëm përpara. Sot Njësia 11 është e vetmja që ka kinema qyteti, kinemaja “Maks Velo”. Sot është një nga ato njësi që ka bibliotekën “Valter Gjoni”. Sot do të jetë njësia që, me parkun e ri, me terminalet e trenit dhe të autobusit, do të jetë zyrtarisht porta hyrëse e Tiranës, ku iu themi të gjithëve mirë se erdhe në Tiranë, ky është edhe qyteti yt dhe kjo është familja jonë e madhe”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se edhe në Njësinë 7 janë ndërtuar dhe po projektohen mjaft investime të tjera. “Në Njësinë 7 po përgatitemi për disa investime të mëdha. Bashkia e Tiranës mori në dorëzim kompleksin “Dajti”, për t’ua kthyer në fusha sportive dhe çunave dhe gocave që merren me sport. Siç bëmë me pishinat, siç bëmë me “7 Xhuxhat”, se Bashkia ka treguar që di të menaxhojë, këtë javë hapim Piramidën e Tiranës, ndërtesa më e bukur e qytetit në dispozicion të më vegjëlve, që të mësojnë të kodojnë, të mësojnë punët e të ardhmes, të marrin aftësi digjitale. Ndaj, sot jam krenar për çfarë kemi bërë në Njësinë 7, për çfarë kemi bërë në Njësinë 11 dhe çfarë duhet të bëjmë akoma për ta çuar Tiranën përpara në mandatin e tretë,” deklaroi Veliaj.

Next Post
VIDEO/ Ilir Meta, i futet basketbollit për të mundur Ramën: Koha për trepikësh

Meta euforik nga Facebook-u: Fitorja në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan, e padiskutueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In