• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Më 30 qershor nuk do të preket asnjë fije floku

by A R
24/06/2019 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të gjykatës që ka rikonfirmuar zgjedhjet me 30 qershor, kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka siguruar qytetarët se dita e votimit do të jetë një feste dhe se askujt nuk do t’i preket një fije floku.

“Motra dhe vëllezër për ata që kishin ngelur të fundit dhe që kishin dyshime, vendimi sot i gjykatës 5-0 tregoi që jo vetëm moralisht, jo vetëm logjikisht, por edhe ligjërisht nuk ka asnjë dyshim që në datën 30 qershor Shqipëria do paraqitet në afat për të vendosur nëse do shkojmë për 30 vitet e ardhshme, ose nëse do rrimë mbrapa për 30 vitet e kaluara. Ata në datën 30 qershor do rrinë sus, ata në datën 30 qershor do rrinë urtë, ata në datën 30 qershor nuk do prekin asnjë fije floku, sepse kemi kuptuar në këtë udhëtim, shumica e qytetit tonë, shumica e kombit tonë përbëhet nga njerëz të ndershëm, nga njerëz të drejtë, nga njerëz punëtorë, nga njerëz që duan ligj, nga njerëz që duan rend, nga njerëz që duan familjet e tyre, nga njerëz që duan punën dhe jo dhunën, nga njerëz që duan ndërtimin dhe jo shkatërrimin. Kanë 0 shans, 0 shans të prekin një fije floku”, tha Veliaj.

Kandidati socialist u shpreh se koha ka treguar në këto katër vite opozita është munduar si të mos votojë ndihmën ekonomike e si të bllokojë zhvillimin. “Këta janë kllounë të vërtetë, janë kllounë të vërtetë ashta siç thoshte Edi Rama – Gëzoheshin ditën që ikën nga parlamenti dhe kanë 10 protesta që duan të futen me dhunë. U gëzuan ditën që ikën nga bashkia, edhe ju kujtoj, ditën që ikën nga bashkia nuk ishte pas 2 vjetësh. Unë ende s’kisha vënë dorën në zemër të thoja : Betohem! Ende nuk kisha vënë shiritin kur ata ikën. Pyetja që unë kam për ta është kjo: Si do ktheheni te miqtë tuaj demokratë, si do t’ju thoni që 4 vjet nuk votuat kurrë ndihmën ekonomike? Si do ju thoni që për 4 vjet nuk votuat njëherë pagesën për aftësitë e kufizuara? Si mendoni që do ju besojë njeri që ju jeni një parti që proteston për varfërinë, kur mjafton që t’ju shohësh në protestë sikur po gatuhet dhe po fillon Eurovizioni? Rreshtohen makinat sikur të jetë autosallon, ekspozitë e makinave më luksoze. Thonë: Do ndezim dritën e shpresës – dhe të gjithë janë gati të ndezin I-phone 8 dhe Samsung Galaxy. Një tufë njerëzish që s’kanë lidhje me realitetin, që s’kanë zbritur ndonjëherë nga makina të kuptojnë ku jeton Shqipëria reale. Njerëz që vijnë për vizitë gjatë ditëve të javës dhe shkojnë menjëherë në fundjavë aty ku e kanë vendin. Miqtë e mi dua që këto 5 ditë të flisni me 5 njerëz, me 5 vetë, që gjithmonë e më shumë po shohin se partia e tyre fillestare i ka tradhtuar, nuk ka lidhje me ta, ka lënë punën përgjysmë, ka ndërprerë kontratën, flisni hapur, flisni hapur me një demokrat, flisni hapur me një të LSI, flisni hapur me një të PDIU dhe thojini: Ku i keni zyrtarët që zgjodhët? Ku i keni ata që kontraktuat, ku i keni ata që mbani me pagesë në parlament dhe në Këshill Bashkiak?”, tha Veliaj teksa nënvizoi se Partia Socialiste është e vetmja parti që mban fjalën, që nëse thotë diçka e bën, nëse ka një afat e respekton, nëse fillon një punë e çon deri në fund.

Next Post
Ulen temperaturat, mos bëni plane për fundjavën

Ulen temperaturat, mos bëni plane për fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com