• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

by Lorenc Vangjeli
19/11/2026 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kanë kaluar vetëm 33 vjet. Sa mosha e Jezu Krishtit. Koha e mjaftë për të krijuar një dogmë filozofike që po qeveris botën moralisht prej mbi dy mijë vjetësh duke ndarë të mirën nga e keqja. Në 33 vjet Shqipëria ka ndryshuar pafundësisht shumë dhe nuk ka asnjë krahasim me të shkuarën e saj. E megjithatë, ka një bërthamë tronditëse në shoqëri, që dëshpërimi sot e bën të firmosë pamëdyshje aksiomën e frikshme: Ishim më mirë kur ishim më keq!

A është vërtet kështu? Vështirë të provohet në mënyrë absolute një gjë e tillë, por një dëshmi e të shkuarës, afron një pohim të pabesueshëm. Pohimi dramatik vjen nga bregu tjetër i Adriatikut. Nga një italian pak i njohur në Shqipëri, Nilo Ratti, fotograf amator që mbërriti për herë të parë në Shqipërinë e 1993-shit. Me pasionin e udhëtarit që zbulon një vend të mbyllur në një kapsulë kohore, Ratti ka fiksuar atëherë në kamera pamje nga një Shqipëri që nuk ekziston më. Eshtë një dokument arkive që dëshmon jetën në kryeqytetin e djeshëm të vendit. Fotografon gazetat që shiteshin përtokë, kutitë e kartonit, “supermarketet” fillestare, mbi të cilat tregtoheshin cigare e syze dielli, brisqe rroje e parfume, fara luledielli apo kumbulla Shahine.

Fikson karrocat e famshme ku piqeshin qofte me kripë e piper të kuq, që shoqëroheshin me birrë maqedonase, të tjerat që shisnin akullore apo rradhët në dyqanet ku tregtohej vetëm bukë masive. Rrëfen rrugëtimin paralel të karrocave me kuaj, Zisave rusë, Skodave çeke, të Fordeve amerikanë apo Opelët zhurmues, pa përjashtuar mbretin e dikurshëm të rrugëve, Benzat e famshëm 240. Shënjon tregun e shumëngjyrësh të tapeteve tek 5 Maji, ku gjeje këpucë, sutjena, gozhdë e priza, ku nuk mungonte pluhuri i verdhë i rrugëve, balta e errët dhe pallatet uniformë gri. E megjithatë ka një detaj që përsëritet pa ndërprerë.

Një detaj që shfaqet tek burrat me flokë “bishtpullum” që kur takoheshin me njëri-tjetrin, putheshin në faqe nga katër herë pa hequr cigaren nga dora, gratë që shëtisnin të kapura për krahu e fëmijët që shihnin ngultaz kamerën. Të gjithë ata, pa përjashtim, të gjithë, madje edhe rekrutët e ushtrisë apo policët rrugorë, janë të qeshur. Edhe pse me shumë rrudha në fytyrë pavarësisht moshës. Të gjithë qeshin pa ndroje nga dhëmbët e munguar në gojë.

Janë të dobët, duken më të mëdhenj në moshë, janë pothuaj të gjithë të veshur me xhinset klasike që i kishin ëndërruar një jetë. Në mes të një varfërie ulëritëse, çuditërisht ata duken të lumtur. Shqipëria sapo kishte përmbysur komunizmin, gjatë të cilit, njëlloj si kanarinat në kafaz, shqiptarët mjaftoheshin me një tas me ujë e një grusht me fara për të cicëruar gjithë ditën. Shqiptarët kishin zbuluar lirinë që e këmbyen shpejt me anarkinë, zbuluan Perëndimin e pasur dhe Coca Cola-n. Ata ishin brezi i shqiptarëve që edhe pse të varfër në ekstrem, kishin shpresën si pasuri. Pamjet e xhiruara nga italiani Ratti shoqërohen nga himni i dikurshëm për Marien me faqe si kurabije dhe Marjanën me faqet plot me nishane, që ishin kulti i bukurisë femërore të kohës, në një shoqëri të ndrydhur seksualisht. Shqipet e uritura dhe të zhgënjyera megjithatë ende vazhdonin të cicëronin si kanarina që kishin dalë nga kafazi.

33 vjet më pas, aq sa jetoi edhe Jezu Krishti, kjo e shkuar është e varrosur në kujtesë pa epitaf. Tirana e sotme është shndërruar në një metropol pothuajse evropian. Me qendra tregtare, me makina luksi, ndërtime po të tilla, restorante fantastike, miliona turistë të huaj, njerëz të veshur me veshje mbrëmjeje që në mëngjes; Tirana është e përmbytur nga vezullimi i vitrinave të një shoqërie konsumi e gjithçka tjetër që mund të gjesh sot në Italinë e Rattit dhe gjetkë. Madje Tirana ka edhe miliarderët e saj krenarë. Ka edhe fatin që yjet e arkitekturës botërore vendosën të “dhurojnë” talentin e tyre në grataçiela fantastike, ende të pandërtuar.

Të fortët e djeshëm të lagjeve, sot kategori sociale e respektuar, kanë dilema për të investuar në flori apo në kriptomonedha. Politikanët e dikurshëm që shkonin atëherë në Kuvend me triko leshi, sot kanë kravata të mëndafshta dhe e tendosin lëkurën e tyre me bisturitë e kirurgëve më të mirë estetikë në botë. Jetojnë bashkarisht në rezidenca vanitoze, kanë vila në bregdet dhe në kryeqytete evropiane. Kuajt në rrugë janë po aq të rrallë sa gamilet në Paris dhe me Mercedes Maybach, Range Rover, Ferrari, Aston Martin apo Rrolls Royse Fantom, ata shkojnë drejt jahteve të tyre, natyrisht me prestanome si pronarë. Duke lënë pas një Tiranë nën agresionin e vazhdueshëm të zhurmës e kaosit, të pushtuar nga ajri i ndotur, të nënshtruar ndaj trafikut dhe armiqësore në ekstrem ndaj individit të mposhtur po nga kaosi urbanistik.

E megjithatë ka një gjë që është sërish e pandryshueshme tek portretet e shqiptarëve të sotëm. Një daltë e pamëshirshme ju ka gdhendur të gjithëve të njëjtin identikit në portret. Të pasur që nuk arrijnë më të numërojnë paratë e tyre apo të varfër që paratë i ndajnë mes dilemës, bukë apo ilaçe, por edhe punonjës të administratës, pronarë të bizneseve të vogla a të mesme, mjekë, inxhinierë, arkitektë, menaxherë, konsulentë të pavarur, avokatë, që paguajnë pa probleme këstin e kredisë dhe mund të bëjnë edhe pushime në verë e dimër, janë të gjithë të zemëruar. Janë të vrenjtur. Janë nervozë që pa dalë nga shtëpia. Mjafton të shkëmbehen keq me makinë në rrethrrotullim dhe janë të gatshëm të nxjerrin armën; ata mund ta shkrepin armën edhe kur përplasen me një të ngjashmin e tyre në trotuarët gjithmonë e më të ngushtë të qytetit. Madje edhe kur janë vetëm, janë gati çdo çast të bëjnë sherr me rrobat e trupit që kanë veshur.

Burrat nuk puthen më katër herë në faqe kur takohen. Flokët “bishtpullum” nuk ekzistojnë më dhe të jesh qeros e me rrudha trefishe mbas qafe, është në modë. Duhanpirja ka nisur të quhet gjerësisht ves dhe nuk quhet më turp nëse shkojnë në qendra estetike për trajtim fytyre apo në sallone masazhi për trupin që ju dhurojnë edhe një fund të lumtur si në filmat amerikanë. Udhëtojnë shumë më shumë në Perëndim. Të gjithë ëndërrojnë për të hyrë në biznesin më të madh të vendit, në politikë, betohen se mund ta ndryshojnë Shqipërinë për 24 orë nëse kanë pushtet absolut vetjak dhe nuk mjaftohen kurrë me atë që kanë.

Gratë, edhe kur derdhin mbeturinat e shtëpisë apo edhe kur shkojnë në punë, janë të kuruara sikur sapo kanë dalë nga parukeria. Njëlloj sikur presin takimin me fatin në çdo kryqëzim. Një fat që vjen qoftë nga një bashkëshort me para apo edhe një dashnor part-time nga çunat e Londrës apo fatlumët e Dubait. Diploma e universitetit është zhvleftësuar si letrat e dikurshme me vlerë. Ushtrimi në palestër dhe estetistja e fytyrës, janë një karvizitë për karrierën dhe mirëqënien. Fëmijët nuk i lumturon më asnjë dhuratë dhe kanë jetë paralele tik-toku. E megjithatë, të gjithë, burra, gra e fëmijë, janë të ngrysur e me buzë që pothuaj nuk qeshin kurrë dhe që vetëm ankohen.

Çfarë ka ndodhur me shqiptarët në këtë hark kohor që përfshin vitet që nga lindja e Jezu Krishtit e deri në kryqëzimin e tij? Çfarë e ka futur shoqërinë shqiptare në një krizë morale ku e mira dhe e keqja nuk kanë më kufijtë klasikë ndarës në mes? Ku analfabeti i pasur nderohet si akademikët e dikurshëm dhe akademikët e sotëm të varfër trajtohen përbuzshëm si karrocierët e djeshëm? Çfarë e ka nxjerrë në rrugë Gjeneratën Z, që fajëson prindin si mëkatar kur nuk ka para dhe e kërkon në burg gjithë klasën politike? Çfarë ka ndodhur që shoqëria shqiptare është kaq e zemëruar dhe prodhon kaq urrejtje?

Fatkeqësisht sot Shqipëria nuk ka një autoritet moral e të gjithëpranuar nga shumica e saj që të japë përgjigje. Përgjigje nuk mund të japë më as elita politike apo intelektuale në vend. Të parët duan të rrinë me çdo kusht e çmim në pushtet, nga frika për t’u pensionuar njerëzisht, të dytët, të mbyllur në qerthullin e egoizmit vetjak, besojnë gjithmonë e më shumë se Shqipëria nuk bëhet! Ose që së paku, nuk është bërë siç duhet. Duke përtypur dilemën e frikshme: vërtet kemi qenë më mirë atëherë kur ishim shumë më keq?

P.S. Site ku mund të gjendet dokumentari i Nilo Rattit, Tirana 1993

https://www.youtube.com/watch?v=eKxeTnWUvWE

Next Post
“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse...

Comments 1

  1. Raqi Stiliani says:
    30 minutes ago

    Kjo e thënë, “ Shqiptarët e zemëruar/ Kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?”, nga goja jote o Vangjkë, më shtyn të të them që, jalla sikur të ishte siç proftas tinë, bytha jote, do ishte duke shitur fara luledielli e kungulli, në obborret e shkollave të Korçës…ashtu siç bëjnë tërë sëra jote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia nesër në grevë të përgjithshme, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat dhe shëndetësia!

Italia nesër në grevë të përgjithshme, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat dhe shëndetësia!

November 19, 2026
Projektligji për sponsorizimet, zbritje tatimore deri në 30% për Kulturën dhe Sportin! Lehtësi fiskale për sponsorët

Projektligji për sponsorizimet, zbritje tatimore deri në 30% për Kulturën dhe Sportin! Lehtësi fiskale për sponsorët

November 19, 2026
Publikohet “Kopështi sekret”, duhen 500 mijë euro për pikturën portret të Michael Jackson!

Publikohet “Kopështi sekret”, duhen 500 mijë euro për pikturën portret të Michael Jackson!

November 19, 2026
Buxheti 2027/ Komisionet e miratojnë nen për nen vetëm me votat e PS, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë, mes tyre ato të Drejtësisë

Buxheti 2027/ Komisionet e miratojnë nen për nen vetëm me votat e PS, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë, mes tyre ato të Drejtësisë

November 19, 2026
Debatet/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton masat! Opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

Debatet/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton masat! Opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

November 19, 2026
Braktisi makinën me 12 kg drogë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe u arratis, në kërkim 22-vjeçari, shoku u arrestua!

Braktisi makinën me 12 kg drogë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe u arratis, në kërkim 22-vjeçari, shoku u arrestua!

November 19, 2026
“Partneritet më i fortë”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë!

“Partneritet më i fortë”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë!

November 19, 2026
Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

November 19, 2026
“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

November 19, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In