• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Më 15 maj do u shërbej të gjithëve. Foltorja po bën vetvrasje ideologjike, sot dhe Flamur Noka është bërë komunist

by Java News
06/05/2023 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do u shërbej, të gjithëve edhe atyre që nuk më kanë votuar”. Kështu u shpreh Kryetari
i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në emisionin “Kjo javë” në News 24.

“Asnjë nuk shoh kundërshtar. Gjëja që do të doja është që në fjalimin e të hënës, secili të dëgjonte nga fjala ime dhe do ta dëgjojë nga goja ime, që do i shërbejë të gjithëve edhe atyre që nuk më kanë votuar. Kush më ka provuar edhe gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi bërë çerdhet, kopshte, shkollat, shtëpitë e tërmetit, bonuset e qirasë, kreditë e buta nuk I kemi parë teserën askujt. Një nga arsyet pse ne vazhdojmë rritemi është se shumë demokratë janë zhgënjyer për mirë”, tha ai.

Veliaj ironizoi dhe Flamur Nokën që është regjistruar si deputet I Partisë Komuniste dhe koalicionin Berisha-Meta. Kreu i Bashkisë nënvizoi se ajo çfarë ka ngelur nga Foltorja, është sot duke kryer një akt vetëvrasjeje ideologjike. “Ti shikon që ke kandidatë të Partisë Komuniste që prezantohen nga Flamur Noka. Unë besoj se PD ose çfarë ka ngelur nga foltorja, është sot duke kryer një akt vetëvrasjeje ideologjike. Kur ti thua që do i hapim luftë Amerikës, kur bën koalicion me Ilir Metën dhe kur numrit dy të Partisë Demokratike, Flamur Nokës i është dashur njëherë të regjistrohet në parlament si anëtar i Partisë Komuniste.

Ajo që njerëzit nuk dinë është se nuk është vetëm një truk ligjor për të prodhuar një kandidat komunist dhe për të ripodhuar Hysni Milloshin, tashmë jo me Edi Ramën, por përballë Erion Veliajn. Fakti që sot Flamur Noka është bërë komunist për të regjistruar një kandidat dhe Ilir Meta është sot parti e djathtë nga ish-Lëvizje Socialiste në një lëvizje para fashiste, do të thotë që kanë një skizofreni me identitetin e tyre. Janë bërë bipolar politik, pra një bipolaritet politik ku të njëjtën njerëz gdhihen fashistë dhe ngrysen komunistë dhe anasjelltas. Kjo është drama e tyre për të cilën do flitet gjatë pas datës 15”, theksoi Veliaj./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

November 24, 2026
“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In