• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj letër të personalizuar për qytetarët: “Tirana sa e ka nisur rrugën e shkëlqimit, kemi ende shumë punë”

by Java News
10/06/2019 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë qytetarët e Tiranës kanë marrë një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë në këto 4 vite, ndërsa i fton që më 30 Qershor, t’i japin një dorë për një mandat të dytë.

Në letrën e dërguar qytetarëve, Veliaj shprehet se falë mbështetjes së qytetarëve 4 vjet më parë, Tirana është futur në rrugën e transformimit dhe liston një sërë investimesh të rëndësishme që kanë rritur cilësinë e jetës në kryeqytet.

“E dashur familje e Tiranës sonë! Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara. Të gjithë së bashku, me punë, arritëm t’ia ndryshojmë faqen kryeqendrës së gjithë Shqipërisë! Sot Tirana gëlon: Nga sheshi “Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, “Pazari i Ri”, tek “Amfiteatri i Liqenit”, “Parku Olimpik”, “Reja” – qyteti është plot e përplot me aktivitete e energji. Sot Tirana numëron 44 kënde lojërash, 5 shkolla të reja dhe 17 të tjera të nisura, kopshte e çerdhe publike të rikonstruktuara, të cilat nuk janë më objekte turpi, por shtëpiza krenare për të vegjlit, të cilët rriten shëndetshëm”, thuhet në letrën e Veliajt.

Mandej, ai shton se falë transformimit të shpejtë që ka pësuar Tirana, kryeqyteti konsiderohet nga guidat turistike si një ndër qytetet më energjike të Ballkanit. Veliaj thekson se tashmë Tiranës i referohen si metropol dhe kryeqyteti është motori kryesor i zhvillimit të Shqipërisë me rritje ekonomike 10%, më e larta në vend e rajon. “Në këto 4 vite kemi ndërhyrë thuajse në çdo lagje të Tiranës, në qendër dhe në periferi, me blloqe banimi të shtruara me asfalt, të ndriçuara, të gjelbëruara, dhe me hapësira dëfrimi, duke rikthyer ndjenjën e humbur të komunitetit”, shkruan ai.

Në letrën dërguar qytetarëve, Veliaj i siguron ata se ai dhe ekipi i tij kanë ende shumë punë për të bërë dhe se Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Veliaj thekson se bashkimi përmes votës më 30 Qershor është një datë shumë e rëndësishme për të ardhmen e familjeve dhe të qytetit tonë. “Kemi ende shumë e shumë punë për të bërë! Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Ambicia ime dhe e skuadrës që drejtoj shkon shumë më larg transformimit të deritanishëm. Ashtu si edhe ju, unë dua të punoj dhe të rris familjen time në një qytet edhe më të pastër e modern, me mundësi për çdo fëmijë, të ri e të rritur. Prandaj, më 30 Qershor do t’ia dalim vetëm nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë, si më e çmuara dhuratë për jetën e familjeve tona dhe gjithë qytetit. Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4-vjeçar”, shkruan Veliaj.\l.m

Më poshtë lexoni letrën e plotë të kryebashkiakut, Erion Veliaj dërguar qytetarëve të Tiranës.

E dashur familje e Tiranës sonë!

Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara. Të gjithë së bashku, me punë, arritëm t’ia ndryshojmë faqen kryeqendrës së gjithë Shqipërisë! Sot Tirana gëlon: Nga sheshi “Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, “Pazari i Ri”, tek “Amfiteatri i Liqenit”, “Parku Olimpik”, “Reja” – qyteti është plot e përplot me aktivitete e energji. Sot Tirana numëron 44 kënde lojërash, 5 shkolla të reja dhe 17 të tjera të nisura, kopshte e çerdhe publike të rikonstruktuara, të cilat nuk janë më objekte turpi, por shtëpiza krenare për të vegjlit, të cilët rriten shëndetshëm. Sot Tirana konsiderohet nga guidat turistike si një ndër qytetet më energjike të Ballkanit, një thesar i fshehur që pret të zbulohet nga turistët e huaj. Tiranës i referohen si metropol dhe motori kryesor i zhvillimit të Shqipërisë me rritje ekonomike 10%, më e larta në vend e rajon. Në këto 4 vite kemi ndërhyrë thuajse në çdo lagje të Tiranës, në qendër dhe në periferi, me blloqe banimi të shtruara me asfalt, të ndriçuara, të gjelbëruara, dhe me hapësira dëfrimi, duke rikthyer ndjenjën e humbur të komunitetit. Por, kemi ende shumë e shumë punë për të bërë! Tirana vetëm sa e ka nisur rrugën e saj të shkëlqimit. Ambicia ime dhe e skuadrës që drejtoj shkon shumë më larg transformimit të deritanishëm. Ashtu si edhe ju, unë dua të punoj dhe të rris familjen time në një qytet edhe më të pastër e modern, me mundësi për çdo fëmijë, të ri e të rritur. Prandaj, më 30 Qershor do t’ia dalim vetëm nëse bashkohemi të gjithë me votën tonë, si më e çmuara dhuratë për jetën e familjeve tona dhe gjithë qytetit. Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4-vjeçar.

Për Tiranën që duam!

Miqësisht i juaji,

Erion Veliaj

Next Post
Zgjedhjet e 30 qershorit/ Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ

Mbërrin dekreti i Metës në KQZ, institucioni thërret mbledhje urgjente në orën 12:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In