• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj letër për nxënësit e Tiranës: Me dëshirë e vullnet, kaloni çdo sfidë!

by Java News
17/09/2018 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sot nxënësit e shkollave të Tiranës kanë marrë edhe një letër frymezuese e me keshilla nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e shkollor. Në fjalet e shkruara plot emocion per nxënësit, Veliaj thote se çdo vit i ri është një mundësi për t’i treguar vetes, familjarëve e miqve se me dëshirë e vullnet mund të kalojë çdo sfidë.
“Urime për vitin e ri shkollor, ty dhe 70,000 shokëve e shoqeve, të cilët sot kanë nisur ditën e parë të shkollës në Tiranë. E mbaj mend shumë mirë emocionin e ditës së parë të shkollës, padurimin dhe gëzimin. Çdo vit i ri është një mundësi për t’i treguar vetes, familjarëve e miqve se me dëshirë e vullnet mund të kaloni çdo sfidë. Por, mos harroni asnjëherë se edukimi i zemrës është po aq i rëndësishëm sa edhe mprehtësimi i mendjes. Ndaj, çdo sfidë e arritje ndajeni me shokët, mësuesit e familjarët. Në skuadër çdo sfidë zgjidhet më lehtë dhe çdo fitore është më e bukur”, shkruan Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se shumë nxenes kanë fatin qe këtë vit ta nisin ditën e parë në mjedise krejtësisht të reja, ndërsa jep lajmin e mirë se shumë shpejt Tiranës do t’i shtohen edhe 17 shkolla të reja, duke sjellë kushte më të mira e të përshtatshme për edukimin e tyre. “Teksa, shumë prej jush do të kenë fatin të nisin ditën e parë në mjedise të reja e moderne, si ato të shkollës “Kosova” që hapet këtë vit, shkollës “Ardian Klosi”, “Betim Muço” dhe “Hasan Tahsin” apo në shkolla me ambiente të rikonstruktuara, si “Dora d’Istria”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Isa Boletini” e “Ismail Qemali”, nëpërmjet kësaj letre doja t’ju kërkoja ndjesë të gjithëve ju, të cilët do të duhet të prisni edhe fare pak kohë, derisa të vijojmë me ndërtimin e 17 shkollave të reja në vitet e ardhshme, për të siguruar kushte më të mira e të përshtatshme për edukimin tuaj. Nuk do neglizhoj asnjë minutë këtë vit, gjersa shkollat e reja me arkitekturë moderne e kushte optimale të jenë vënë në vijë”, shkruan Veliaj, teksa i fton ata që të japin sugjerimet e mendimet e tyre se si Tirana mund të bëhet një qytet më miqësor e më i jetueshëm.
“Mësoni të jeni së pari, nxënës të mirë dhe qytetarë të mirë, të jeni garancia për një Tiranë të zhvilluar nesër. Çdo çast në jetë është një mundësi që të njihemi me diçka të re e me vlerë: një libër, një miqësi, një ndihmë në komunitet! Teksa ju mësoni, duam edhe ne të mësojmë prej jush. Mezi pres t’ju takoj shumë prej jush në Bashkinë e Tiranës për sugjerimet e mendimet tuaja, se si mund ta bëjmë më miqësor e më të jetueshëm qytetin, si mund t’i ndërtojmë edhe më mirë këndet e lodrave e fushat sportive, apo se si të mund të mbjellim edhe më shumë pemë këtë vit apo të ndihmojmë më shumë njerëz në nevojë në mensat sociale”, thotë ai.
Në mesazhin drejtuar nxënësve të kryeqytetit, Veliaj i inkurajon ata që pas mësimit të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara në hapësirat e shkollave që shërbejnë edhe si qendra komunitare, apo në aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive që organizohen në qytet. “Ju inkurajoj që, pas mësimit, të merrni pjesë në aktivitetet e organizuara në hapësirat e shkollave që shërbejnë edhe si qendra komunitare, apo në aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive që organizohen në qytet, të cilat do t’ju ndihmojnë të formoni karakterin tuaj, si dhe të mësoni të punoni e krijoni në skuadër. Më e mira për ju dhe qytetin tonë është përpara. Jam shumë krenar për ju dhe mbetem fansi juaj më i madh. Forca dhe suksese të gjithëve”, e mbyll letrën e tij drejtuar nxënësve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /ma.me
Next Post

Punimet në Vorë dhe Milot, nga nesër devijon hyrja për në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In