• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

by A R
19/02/2026 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, foli për skenarët e mundshëm të protestës së opozitës të paralajmëruar për datën 20 shkurt.

Gjoni u shpreh se protesta pritet të jetë më e fuqishme se ato të mëparshmet dhe se po merren në konsideratë të gjitha variantet e veprimit, nga forma simbolike të rezistencës deri te përshkallëzimi i aksionit politik.

“Protesta e datës 20 shkurt do jetë protestë shumë më e fuqishme se sa protestat e para. Nga mënyra e skenarit, e strategjisë dhe gjithçka tjetër, do jetë komplet ndryshe sepse temperatura do vijë duke u ngritur dhe nuk thuhet kot… Mund të ndizet edhe zjarr Partizan. Mund të ndizen edhe zjarre. Skenarët nuk mund të shpjegohen. Të gjitha po të gjitha po merren në konsideratë. Por ama duhet të keni diçka parasysh edhe për gazetarët, por edhe për opinionin publik. Nuk mund të shkosh në ekstremin e një proteste në rast se nuk ke zgjidhje në fund”, tha Gjoni.

Sipas tij, protesta e 20 shkurtit pritet të jetë një moment i ri për aksionin opozitar dhe një përpjekje për të rritur presionin politik ndaj qeverisë, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

“Po patjetër që do ketë zgjidhje. Patjetër do ketë pra nuk do skenari i qëndrimit në shesh, do jetë edhe skenari i rrethimit të institucioneve, do jetë edhe skenari i futjes së deputetëve në grevë të urisë, të gjitha skenarët, por ama duhet që në radhë të parë kancelaritë perëndimore, opinioni publik shqiptar, por dhe opinion, masmedia e huaj të arrijë që të futet dhe të depërtojë në të gjitha kancelaritë botërore. për gjendjen e situatës. Në këtë lloj situate që është sot Shqipëria nuk ka qenë kurrë, në këtë lloj situate të nivelit të kriminalitetit, nivelit të korrupsionit, nivelit të kapjes së shtetit”, u shpreh ai.

Sipas Gjonit, ky është fillim i një serie protestash, ndërkohë që theksoi se Partia Demokratike është aty për të garantuar sigurinë e protestuesve dhe policëve, pasi nëse situatën do ta marrë në dorë vetë populli, atëherë sipas tij kryeministria “do mund të bëhej shkrumb”.

Next Post
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com