• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj letër banorëve të Njësisë 5 për lirimit të hapësirave publike

by Java News
14/08/2015 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksioni për çlirimin e hapësirave të zëna publike do të nisë nesër në mëngjes. Bashkia e Tiranës ka kërkuar sot bashkëpunimin e qytetarëve për aksionin e së shtunës, përmes një letërnjoftimi, e cila po u shpërndahet banorëve të Njësisë 5 nga ku do të nisë ky aksion. Në letër njoftohet se më datë 15 gusht, Bashkia e Tiranës bashkë me INUV dhe Policinë Bashkiake do të nisë aksionin për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, si dhe rehabilitimin e tyre, sipas urdhrit të lëshuar sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ku përcaktohet edhe plani i punës.

Një javë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte premtuar nisjen e këtij aksioni. Përmes një publikimi sot në mëngjes në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për aksionin. “Duke nisur nga dita e shtunë, datë 15 gusht 2015, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmarrë një aksion për çlirimin e të gjitha hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në Njësinë Administrative nr. 5 si dhe për rehabilitimin e tyre. Për këtë arsye, ju lutemi në bashkëpunimin tuaj. Na ndihmoni të mbajnë pastër qytetin dhe të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në Tiranën tonë”, shkruan Veliaj.

leter

Next Post

Turizmi në Shqipëri sërish në vëmendjen e shtypit të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com