Veliaj: Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit të Ri!
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar në Twitter deklaratën e aktorit të madh, Robert Ndrenika, i cili është shprehur sot se nuk është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, por për ruajtjen e territorit.
“Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit të Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociatë ku aktorët dhe arkitektët bëhen pjesë me po këtë frymë bashkëpunimi që shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën që duam!”, shkruan Veliaj.
/b.d