• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kush votoi për punën, punë do të marrë!

by A R
28/07/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e 22 rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rr. “Bashkim Kodra” – “Shkretëve” – “Shpëtim Zajmi” – “Spahiu” – “Ali Shefqeti”, në zonën e re të Shkozës. Veliaj tha se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur, duke siguruar qytetarët se Bashkia e Tiranës është e fokusuar tek puna.

 “Jam i lumtur sepse isha këtu ditën e fundit të fushatës dhe gjithmonë njerëzit kanë atë skepticizmin dhe thonë: A do të kthehen ndonjëherë?! Më vjen mirë që një muaj më pas kthehemi po te kjo zonë me një investim të filluar, me një premtim të mbajtur brenda muajit, për të siguruar çdo njeri, që kush votoi për punën, punë do të marrë, kush votoi për llafet dhe për gjumin gjumë, do të marrë llafe. Ndaj, besoj që kemi bërë vendimin e duhur”, tha ai.

 Veliaj vlerësoi ritmin e punimeve në këtë zonë dhe siguroi se me këto ritme do të vazhdohet gjatë gjithë verës.

 “Po shfrytëzojmë maksimalisht kohën që njerëzit janë me pushime për t’u siguruar që kur ata të kthehen nga pushimet, t’i gjejnë gjërat të përfunduara. Po investojmë në një hapësirë e cila është zhvilluar e gjitha pas viteve ’90. Siç e shikoni vetëm pak metra më tej është kufiri i Tiranës së vjetër me Tiranën e Re, ku janë rreth 2500-3000 banorë, e për herë të parë fusim një investim”, u shpreh Veliaj. Investimi në këtë bllok, ku mbizotërojnë ndërtime të realizuara pas viteve ’90, parashikon sistemimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, trotuare, shtresa asfalti, ndriçimin si dhe pajisjen me të gjithë sinjalistikën e nevojshme duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët.

 “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, jemi akoma në situatë krize, ju lutem kurseni ujin e pijshëm. Nëse përdoret në mënyrë të panevojshme, praktikisht kemi lënë pa ujë dikë tjetër në një cep tjetër të Tiranës. Ndaj të jemi ende vigjilentë. Shumë njerëz e harrojnë që uji që del nga çezma apo nga shërbimet higjieno-sanitare në shtëpi, duhet të derdhet diku. Kështu, për herë të parë në këtë zonë po bëjmë edhe kanalizimet. Nga një zonë ku kanalizimet më përpara derdheshin në rrugë, sot kemi marrë përsipër edhe këto investime”, theksoi Veliaj. /b.d

Next Post
“Fati i PD ka ngelur në dorën e rojes së parkingut”. Anëtarja e kryesisë shpërthen ndaj Bashës

"Fati i PD ka ngelur në dorën e rojes së parkingut". Anëtarja e kryesisë shpërthen ndaj Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

April 1, 2026
Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

April 1, 2026
Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

April 1, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

April 1, 2026
Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

April 1, 2026
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In