• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Konsumi i produkteve vendase, patriotizmi më i mirë

by Java News
22/03/2019 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës. Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike, kanë ekspozuar produktet e tyre në një festë të veçantë të zhvilluar në Lundër. Pjesë e festës u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kota, kreu i Njësisë Administrative të Farkës, Ardian Tufa, i cili ishte edhe mikpritësi i kësaj feste lokale, që ka si synim të nxisë sa më shumë zhvillimin e agroturizmit në rrethinat e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë banorët që iu bashkuan festës, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për ekonominë e kryqytetit zhvillimi i ekonomive të vogla me bazë te agroturizmi. Sipas tij, Tirana ofron jo vetëm prudukte bujqësore dhe blegtorale shumë të mira, por ka edhe një natyrë që ofron mundësi fantastike për zhvillimin e agroturizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me Blendin, kemi filluar një mini-tur nëpër gjithë periferinë e Tiranës. E filluam në Dajt, me “Dajti n’fest”, ku miksuam pak edhe çfarë ofron mali dhe atë lloj turizmi, por sigurisht edhe prodhimet e zonës. Duam ta vazhdojmë këtë itinerar, por përtej simbolikës, besoj që fabula më e bukur është se çdo tavolinë e ka të lidhur fatin me tavolinën tjetër. Mjalti e ka lidhur me tavolinën e verës. Vera e ka lidhur me tavolinën e vajit. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të shpjeguar se si qarkullon leku në ekonomi”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë u shpreh se festa të tilla janë një mundësi e mirë, si për të ekspozuar mundësitë për zhvillimin e këtij lloj turizmi, por edhe për të ndihmuar sado pak ekonomitë e banorëve të zonës që marrin pjesë në to. “E vetmja mënyrë sesi valuta kalon nga tavolina në tavolinë, është kjo që po bëjmë sot. Ajo që dua të kuptojmë është se secila tavolinë nuk përfaqëson një milioner të zonës. Kur ti blen mjaltë ose vaj, je duke blerë edhe rrobat e fëmijëve të familjes, edhe librat e shkollës, edhe bursën, apo shpenzimet për universitetin. Sot gjëja më patriotike që mund të bëjmë në kohë paqe, është të konsumojmë produktet e njëri-tjetrit, që secili të jetojë me nder në shtëpinë e vet dhe në vendin e vet”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se secili prej banorëve të Tiranës mund të jetë një agjent i marketimit të produkteve dhe bukurive që ofron gjithë Bashkia e Tiranës. Veliaj shtoi se gjatë mandatit të tij të dytë si kryebashkiak i Tiranës do t’i kushtojë një vëmendje të theksuar fshatit për të zbutur dallimet që ekzistojnë mes tij dhe qytetit.

“Tirana është stërzmadhuar, teksa futemi për një garë të mandatit të dytë: një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është të ngushtojmë hendekun midis fshatit edhe qytetit, midis zonave rurale dhe zonave urbane. Pra, duhet të ketë shesh “Skënderbej”, por duhet të ketë edhe Lundër, duhet të ketë Pazar të Ri, por duhet të ketë edhe Farkë. Në mandatin e dytë kjo është një nga gjërat që kemi një shans fantastik që s’duhet humbur”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ftoi të pranishmit në këtë panair që të bëhen pjesë e takimit që do të mbahet nesër në sheshin “Nënë Tereza”, ku do bëhet prerzantimi i tij si kandidat për një mandat të dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ministri Blendi Klosi i akordoi Ardian Tufës certifikatën e parë të Agroturizmit, një nismë e qeverisë dhe e Bashkisë së Tiranës për të promovuar produktet e zonës, fshatin dhe zonat karakteristike të Tiranës.

/g.kosovari

Next Post

Erion Veliaj si Hirushja, kur rikthehet, nuk ikën më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com