• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Erion Veliaj si Hirushja, kur rikthehet, nuk ikën më

by Lorenc Vangjeli
22/03/2019 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Erion Veliaj është i qartë dhe tanimë nuk ka dilema personale: të shtunën paradite shqiptarët do ta njohin atë si kandidatin zyrtar të Partisë Socialiste për katër vjetët e ardhshëm në bashkinë e Tiranës. Me 40 mijë votat diferencë të 2015-ës, me një opozitë që qejfi ja ka ta rimarë kryeqytetin, por nuk ja mban dora të hedhë zarat në zgjedhje, me simpatinë e shumicës indiferente siç thonë sondazhet dhe bilanc konkret të mandatit të parë, ai duket se po shkon drejt një fitoreje formale nëse do të ketë vërtet zgjedhje në mes të krizës shqiptare, në qershorin e Tiranës.

Mbas shumë paqartësish, konfuzioni dhe lojërash herë të dukshme e herë të padukshme pushteti, djali i mirë i të majtës hedh një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm jo për në ambientin komunal të Tiranës si deri dje, por shfaqet si oferta më serioze e socialistëve për një brez të ri qeverisës të së ardhmes në vend.

Njëlloj si Edi Rama dikur nga bashkia, Veliaj tashmë është imponuar si emri me të cilin tani e tutje do të duhet të përfshihet në të gjitha llogaritë e së nesërmes.

Më shumë me hir se me pahir, shumica dërmuese e socialistëve, sipas zakonit më të mirë të së majtës, do ta pranojë atë si njeriun e dytë mbas Edi Ramës. Fillimisht sepse vetë Edi Rama e pranoi si të tillë. E më pas, duke qenë bashkëkrijesë e kryeministrit, ai do të pranohet dhe do t’u imponohet edhe atyre që nuk e duan sot Ramën në parti dhe mendojnë për fatin e tyre në një parti të nesërme qoftë edhe pa Edi Ramën.

Për një kohë të gjatë, pothuaj njëlloj si dhe në ish-partinë e Doktorit me rivalitetin Basha-Olldashi, edhe në PS ishte e dukshme gara e tij për zemrën e Ramës me Saimir Tahirin. Fati i keq i Saimirit ishte pikërisht çfarë dukej dikur si forca e tij: mallkimi që ka ndjekur pas të gjithë ministrat e brendshëm!

Kjo garë e pashpallur me shumë spektatorë dhe me Ramën si arbitër, ishte vetëm pjesa e dukshme e përpjekjeve për të dalë në krye. Me ato përpjekje ku ai përdori çdo mjet dhe lejoi të përdoret edhe në ndeshje të cilat nuk ishin të tijat dhe duke fituar betejat e heshtura edhe brenda partisë së tij që tashmë e ka të huaj unitetin dhe solidaritetin e famshëm të saj, Erion Veliaj fiton kohën që i nevojitej. Bashkia e Tiranës është vendi ideal që ai të presë në qetësi sesi miqtë e dikurshëm dhe armiqtë e rinj do t’i afrojnë dashuri e urrejtje, miqësi dhe interesa. Ai do të presë si fitues i betejës së tij fundin e luftës së të tjerëve për zgjidhjen e nyjes Gordiane: krizës që kërkon kurbanë. Veliaj tashmë ka luksin të presë rezultatin e asaj lufte që në fund të hesapit, me të gjitha gjasat, do t’i shpallë humbës pothuaj të gjithë, përveç atij.

Eshtë e çuditshme që në javën që pati nga të gjitha në Tiranë, që nga kërcënimi për vetësakrifikim të Presidentit të Republikës, tek përplasjet e opozitës me policinë dhe goditjet e deputetëve, vrasjet mafioze me atentate dhe festimet e heshtuara për përvjetorin e NATO-s në Tiranë, Veliaj ja doli që të organizojë për herë të dytë po brenda një jave një demonstrim me tiranas që duket sikur festojnë. Njëherë me Ditën e verës që e shtyu për një karshillëk feste me protestën e opozitës, njëherë me ditën e rikonfimimit të tij në garë që e shpalli vetë këtë të shtunë. Si në të gjitha betejat e mëdha, fati ka rolin e tij.

Veliaj tashmë ja ka dalë. Sepse ai ka mundur të bëjë një diferencë të jashtëzakonshme me të ngjashmit e vet në politikë. Nuk ka rëndësi nëse është i vërtetë në sjelljen e tij siç e besojnë miqtë në atë që bën apo është fallso siç e konsiderojnë kritikët.

Fakt dhe jo opinion është se ai ka zgjedhur biçikletën përpara Mercedesave të tyre, modestinë e heshtur përballë vanitetit ulëritës, kokultësinë përpara boshësisë së frikshme së mendjemëdhenjve me kostume. Dhe përtej gjithë këtyre, edhe një llogari të detajuar dhe një axhendë vetjake në të cilën ai ka përfshirë të gjithë aktorët dhe faktorët që mund ta ndihnin apo rrëzonin në ambicjen e tij.

Kandidati për kryetar bashkie sot mund të thotë se i suprizoi dhe shtangu edhe skeptikët që nuk e kishin marë seriozisht në kohën kur ai, një adoleshent në politikë, sillte Hirushen me fustan të bardhë në shkallët e kryeministrisë për t’u tallur me një ish-kryeministër socialist që po rijetonte sërish adoleshencën. Në të gjitha rrethanat, së paku në përralla, koha e Hirushës vjen gjithmonë. Vjen pak para mesnate kur ajo vendos të sakrifikojë me ikje për t’u rikthyer sërish të shtunën në Sheshin Nënë tereza. Për të ndenjur gjatë. Shumë gjatë! Nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë, pritet të verifikohet. Për momentin mund të vihet bast vetëm se Erion Veliaj do të jetë shumë i ndryshëm nga i ngjashmi i tij Edi Rama.

Next Post
Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

October 9, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com