• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Këtë vit do të ndërhyjmë në 50 blloqe banimi

by Java News
18/04/2017 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës këtë vit do të ndërhyjë në 50 blloqe banimi në kryeqytet, duke i shndërruar në hapësira qetësie. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e rikualifikimit urban të dy blloqeve, “Dhimitër Kamarda” dhe “Kristaq Cipo”.

“Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin “Skënderbej”, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se ndërhyrja në këto dy hapësira banimi është shembulli se si mund të transformohet një bllok i tërë.

“Jam shumë entuziast sot që mbyllim brenda pak muajve një investim fantastik për njësinë nr. 1. Tashmë i kemi dhënë shembujt me 50 lagjet që bëmë vitin e kaluar, por ky është shembulli i parë në këtë lagje se si mund të transformohet një bllok i tërë. Nga një bllok i cili, mbaj mend kur filluam punimet, ishte mbushur me baltë, me ujë dhe kishte dalë jashtë çdo funksioni çdo hapësirë publike, edhe ajo që nuk ishte zaptuar kishte degjeneruar, kurse pjesa tjetër ishte rrethuar me gardhe, me kangjella”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar investimin si një model të punës së Bashkisë së Tiranës, Veliaj falenderoi komunitetin për bashkëpunimin në lirimin e hapësirave të zëna.

“Sot kemi pasur jo vetëm një investim model, por edhe një sjellje model të komunitetit, një bashkëpunim fantastik, ku secili ka tërhequr gardhin e vet, murin, ka tërhequr hapësirën e zënë për t’ia kthyer publikut”, u shpreh ai, ndërsa u bëri apel banorëve që të kujdesen për hapësirat e përbashkëta, si e vetmja mundësi për të garantuar jetëgjatësinë e këtyre investimeve.

“Shikoni sa bukur duket sot, por që kjo të vazhdojë është shumë e rëndësishme qe t’i ruajmë investimet. Ndaj, u kërkoj të gjithë banorëve që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të bëjmë çmos që t’i ruajmë. Këto kosha, pemë, ky ndriçim, kanalizimet janë bërë me taksat e publikut, nuk janë bërë vetëm me një fond të bashkisë. Fondet e bashkisë vijnë nga paratë që jep publiku, ndaj besoj që vetëm kur secili ta ruante sikur ta kishte të vetën pronën publike, sigurohemi që ka një jetë të gjatë”, u shpreh Veliaj.

c.a

Next Post
I ftohti polar, solidariteti dhe akuzat nga oxhaku i shtëpisë

Sido që të shkojë kriza, Kushtetuta është përdhunuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In