• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kemi dakordësuar kredinë me BERZH për investimet në ujësjellës

by Java News
14/11/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, të organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Bonn të Gjermanisë. Rritja e financimeve në kuadër të përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve të gjelbra, ishin në fokusin e kësaj Konference, ku Tirana u përzgjodh si një shembull suksesi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it në financimin e projekteve miqësore me mjedisin dhe që ndikojnë në lehtësimin e problemeve klimaterike.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që puna e bërë në këto dy vite, por edhe vizioni i Bashkisë së Tiranës për të investuar në projektet miqësore me ambientin, e kanë bërë që të merret si një shembull suksesi edhe në takime të tilla kaq të rëndësishme. “Jam shumë entuziast që Tirana është përzgjedhur nga BERZH-i si një histori suksesi për mënyrën se si ka transformuar administrimin e qytetit me një qasje më pozitive, më miqësore ndaj mjedisit, me korsi të dedikuara biçikletash. Jemi ende larg, megjithatë besoj se tashmë Tirana është një histori suksesi që meriton të vazhdojë në këtë drejtim”, tha Veliaj.

 Ai veçoi vendimin e Bashkisë së Tiranës për të testuar dhe për të revolucionarizuar të gjithë transportin publik në Tiranë, nga mjete me naftë dhe ndotëse të ambientit, në mjete tërësisht elektrike dhe ekologjike. “Ne kemi mbaruar me sukses testimin e autobusit elektrik në Tiranë dhe ky është një rast tjetër për t’u bërë apel të gjitha kompanive që janë sot operatorë, të fillojnë dhe të bëjnë porositë e tyre për autobusët elektrik. Ky është një apel për kompanitë që nuk ofrojnë shërbime në Tiranë, nëse kanë autobusë elektrikë qoftë me qira apo në pronësi dhe duan të vijnë të marrin një licencë në qytetin e Tiranës, ne automatikisht do t’i japim prioritet dikujt që sjell autobusë elektrikë krahasuar me dikë që ka autobusë me naftë”,u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në të kundërt, ai paralajmëroi se nëse operatorët ekzistues të transportit publik në Tiranë apo edhe kompanitë e huaja nuk ofrohen për të sjellë në Tiranë autobusë elektrik, atëherë Bashkia e Tiranës do të ketë një kompani publike të vetën, që do ta ofrojë këtë standard. “Nëse asnjë prej të parave nuk ndodh, pra as ekzistuesit nuk rinovojnë flotën apo dhe të rinj nuk janë të gatshëm, atëherë Bashkia e Tiranës do të përgatitet t’i shkojë Këshillit Bashkiak me një propozim ku krijojmë një kompani publike për të sjellë autobusët elektrikë, për t’i sjellë vetë si Bashki e Tiranës. Besoj se këto janë risitë që të gjitha qytetet avangardë po i eksperimentojnë. Kjo është një nga arsyet pse duam të jemi qytet avangard, duke zbatuar këtë plan dhe këtë axhendë strikte përsa i përket çështjeve të mjedisit në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Gjithashtu, në kudër të politikave mjedisore ai shtoi edhe investimet e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikleta. “Duke filluar nga viti tjetër do të kemi një pushtim të qytetit me korsi biçikletash, me sinjalistikë vertikale, do të vijnë 2 mijë biçikletat e para në mars dhe 2 mijë të tjera në prill për t’u siguruar që në gjithë qytetin kemi një mundësi me një kosto më të ulet se çmimi i biletës së autobusit, për të përdorur për 1 orë biçikletën nga një cep i Tiranës te cepi tjetër. Besoj që me të gjithë këtë paketë jemi sot një nga qytetet jo vetëm më të pastra nga ana e ndotjes, por edhe qyteti më avangard për sa i përket ruajtjes së mjedisit dhe përdorimit të një transporti efiçent”, u shpreh Veliaj.

Ai dha një lajm të mirë që do prekë të gjithë qytetarët e Tiranë dhe në mënyrë të veçantë ata që jetojnë në zonën e Unazës së Madhe dhe Kasharit, dhe që ka të bëjë me furnizimin e ujit. Kryebashkiaku bëri të ditur se falë vendimmarrjeve të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës, UKT është kthyer në një ndërmarrje e besueshme nga bankat për të marrë kredi dhe për të kryer investimet e nevojshme në rrjet dhe kapacitetet përpunuese. “Sapo kemi dakordësuar me BERZH-in kredinë e parë, pas gjithë vendimeve të vështira që morëm për Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës, sot jemi më të kreditueshëm dhe më të besuar nga ana financiare. Kjo na mundëson që të marrim një kredi fillestare brenda këtij viti për të bërë investimin që dyfishon sasinë e filtrimit nga Bovilla dhe sigurisht pastaj për të vazhduar me investimin që vjen nga Bovilla deri tek zona e Unazës së Re, një nga zonat problematike të kësaj vere”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku evidentoi se me mundësitë për të marrë kredi por edhe me performancën e UKT-së do të bëhet e mundur që brenda 5 vitesh Tirana t’i japë fund problemit me furnizimin me ujë. “Me këtë kredi dhe me këtë ristrukturim që i bëmë UKT-së mundësojmë largimin e kësaj krize dhe një gangrenë që ka 27 vite që prek këto pjesë të Tiranës. Kjo është vetëm faza e parë, pastaj do të vazhdojmë me kreditë dhe investimet e tjera që të sigurohemi që qyteti e ka brenda 5 viteve paketën e investimeve që mundëson ujë 24 orë”, shtoi Veliaj.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Uji shpërthen si ‘shatërvan’ në qendër të Beratit

VIDEO/ Uji shpërthen si 'shatërvan' në qendër të Beratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

April 14, 2026
EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

April 14, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi për 12 shenjat e zodiakut, ja ç’thonë yjet sipas Jorgo Pullës

April 14, 2026
Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

April 14, 2026
Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe 40 mijë euro cash në Itali, skema e trafikut nga interneti

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

April 14, 2026
Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

April 14, 2026
Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

April 14, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Eric Wendt, ambasador në Shqipëri? Nazarko: SHBA po mbyll boshllëqet në Ballkan

April 14, 2026
“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

“Formula e Venezuelës” kundër Iranit, SHBA-të drejt sulmeve të kufizuara dhe bllokadës detare

April 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In