• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Kandili i tyre nuk mban më, në 21 qershor ndezim dritën tonë

by
13/05/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ftoi banorët e Njësisë nr. 4 në kryeqytet që në 21 qershor ta shfrytëzojnë pushtetin e votës për të përfituar shërbime më të mira dhe investime, për t’i dhënë drejtimin e duhur lagjeve të tyre.

Në dëgjesën e zhvilluar me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që në Bashkinë e Tiranës, pas 4 vitesh rrënim, të futet kultura e punës dhe të gjithë të kontribuojnë me dashuri për qytetin.

Ai kritikoi keqqeverisjen e deritanishme të Tiranës duke deklaruar se “në Tiranë, që nga koha e Edi Ramës, ka 14 mijë poça.

“Në kohën e Lulit u dogjën 10 mijë poça, të cilët as nuk janë zëvendësuar. Kandili i tyre nuk mban më, ndaj në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë”, tha Veliaj. Ai kujtoi se Njësia nr. 4 nuk ka parë asnjë investim nga bashkia këto 4 vjet, edhe pse drejtohej nga Partia Demokratike. Sipas tij, ky është rasti që tregon se demokratët justifikohen kur thonë se i bllokon qeveria. “Po bashkinë e PD-së dhe minibashkinë PD-së kush i pengon që të ndihmojnë njëra-tjetrën? Thjesht janë të paaftë për të mbaruar punë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se bashkia duhet t’iu shërbejë të majtëve dhe të djathtëve pa asnjë dallim.

“Në Shqipëri ngjyra e lëkurës nuk është kusht për të qenë i suksesshëm sepse ne besojmë se çdo djalë, vajzë, çdo i ri, çdo e re, çdo burrë dhe grua, nuk ka rëndësi se si e kanë ngjyrën e lëkurës, në Shqipërinë solidare të gjithë mund të të suksesshëm, të gjithë mund të jetojnë me dinjitet. Për ne nuk ka rëndësi prejardhja, mbiemri apo tesera e partisë. Kur ne qeverisim, e bëjmë për të gjithë njerëzit, ndaj besojmë se ka ardhur koha që ta çojmë Tiranës, të gjithë së bashku, në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.

Ish-Ministri shtoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se Tiranën e presin punët, jo fjalët.

“Më datë 21 qershor këta do të shkojnë në shtëpi, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur. Tirana pret punë, jo fjalë’, theksoi ai. Gjatë takimit, banorët shprehën shqetësimet e tyre edhe për bllokimin e banesave sociale. Për këtë çështje, Veliaj kujtoi se janë rreth 400 banesa sociale që rrinë bosh dhe nuk shpërndahen për shkak se kryetari aktual është i paaftë. “Një nga gjërat e para që ne duhet të bëjmë në Këshillin Bashkiak është ndarja e banesave sociale”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Më në fund një shef mision në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com