Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar sot takimin e tij me banorët e njësisë 4, 8 dhe 9 në Tiranë ku ka shpërndarë edhe lejet e legalizimeve.
I pranishëm në këtë tëkim ishte edhe keu i Aluiznit, Artan Lame, i cili bashkë më Veliajn shpërndanë legalizimet për qytetarët.
Në fjalën e tij Veliaj tha se kryetari aktual i bashkisë e ka mendjen tek partia dhe jo te bashkia. “Kështu ka ndodhur për 4 vjet”, tha Veliaj.
Nga ana tjetër, kandidati i majtë theksoi se Tiranës i duhet një kryetar që i shërben qytetit dhe jo interesave të tij.
Duke u ndalur te gara, Veliaj tha se përballë tij janë 4 kandidatë të djathtë. Duke thënë këtë Veliaj shtoi se “aq e pazonja është PD, sa nuk di se çben as me njerëzit e saj, jo më të merret më punët e një qyteti të tërë.”









