• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Kam energjinë dhe frymëzimin për të vijuar punët në Tiranë, ja projektet tona këtë mandat

by Java News
14/09/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, tregoi projektet për këtë mandat dhe ambicien e tij për të çuar përpara punët e mira në qytet.

“Kam një adrenalinë dhe një optimizëm për ditët e Tiranës, që do të vijnë më të mira dhe këtë s’ma heq kush. Kam një zjarr që nuk ma shuan askush kur vjen puna për të mbaruar fundin e Bulevardit të Ri. Sapo kemi siguruar një grant masiv nga qeveria e Katarit, për ta mbyllur aksin. Jo vetëm po mbarojmë liqenin e Farkës, po kemi vajtur tek liqeni i Çekrezës në Zall Herr, sepse unë besoj se zona tjetër rezidenciale e Tiranës nuk do jetë tek zengjinët e Lundrës, por në veri, sepse aty, pak a shumë, është konturuar zona”, tha ai.

Një vëmendje në investimet e Bashkisë së Tiranës zënë edhe institucionet e reja arsimore. “Sot filluam lotin tjetër të shkollave të reja. Pra, mbaruam 9 shkolla. Po hapet “Partizani”, “Besnik Sykja”, “Asim Vokshi”, shkolla simbol e Gjuhëve të Huaja. Kemi edhe 5 kopshte të tjera, ndërkohë loti tjetër, që janë shkollat e Saukut dhe shkollat e Liqenit të Thatë, sot filloi procedura. Kemi edhe shkollat e asaj që quhet lagjja “Rilindja” sot, e deri dje njihej si Astiri. Kur ti shikon se si stadiumi “Arena Kombëtare”, përveç se na ekzaltoi 2-0 me Poloninë, na ka dhënë një shembull fantastik, se përtej histerisë është historia, përtej zhurmës është ajo që mbetet. Ky është një inkurajim fantastik që të vijojmë me Pallatin e Sportit dhe stadiumin “Selman Stërmasi”, shtoi kreu i Bashkisë

Dy projekte madhore do të jenë dhe projekti i Kopshtit të ri Botanik si dhe Teatri i Ri Kombëtar. Për të dyja këto projekte, Veliaj siguron se do të sjellin transformim. “Ne duam të fillojmë menjëherë kopshtin Botanik. Po presim datën e gjyqit. Ajo është një pronë e Bashkisë së Tiranës, por politizimi nga Fakulteti i Shkencave prodhoi një konflikt gjyqësor. Ne duhet ta çojmë deri në fund të gjithë atë transformim që ka ndodhur tek Liqeni Artificial dhe Kopshti Zoologjik. Unë besoj fort se Teatri Kombëtar do jetë ndoshta fituesi më i madh i çmimeve në nahijen tonë, në këtë pjesë të Evropës. Bjarke Ingels ka bërë një design unik”, theksoi Veliaj, teksa shtoi se Tirana është kthyer në një qendër graviteti për rajonin./m.j

Next Post
VIDEO/ ‘Ujku i Cërrikut’, një nga të arrestuarit e megaoperacionit ‘Tempulli’: Ja momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia

VIDEO/ 'Ujku i Cërrikut', një nga të arrestuarit e megaoperacionit 'Tempulli': Ja momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In