• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj jep lajmin e mirë për familjet në nevojë, Bashkia Tiranë fal qiratë e banesave sociale për marsin dhe prillin

by Java News
01/04/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke qenë se fillon muaji e duhen paguar qiratë e muajit parardhës, Bashkia e Tiranës do të falë TË GJITHA qiratë për banesat që jep për efekt social.

Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku Veliaj pas mbledhjes online të Këshillit bashkiak. Prej këtij vendimi përfitojnë qindra familje në banesa sociale.🏠

“Këshilli Bashkia është mbledhur për të vendosur faljen e qirave për të gjithë ata që marrin me qira banesa sociale, apartamente nga Bashkia Tiranë për muajt mars dhe prill. Përfitojnë 385 familje. Unë e kuptoj që krahasuar me mijëra familje që jetojnë në Tiranë me qira, ky është një kontribut modest, por donim që të jepnim ne shembullin e parë të faljes së qirasë për muajt mars dhe prill dhe nëse do jetë nevoja në varësi sesa vazhdon kjo krizë, edhe për muajt e tjerë”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi këdo që jep hapësira me qira, ta falë pagesën për marsin e prillin, duke pasur parasysh se s’kanë pasur aktivitet ekonomik.💰

“Do të doja shumë që këtë shembull ta ndiqnin të gjithë. Shumë lokale, shumë biznese, shumë zyra, shumë dyqane, nuk kanë pasur punë marsin dhe me gjasa edhe një pjesë të prillit, ndaj për dikë që është qirazhi, do të thotë që ka ku jeton, ka dhënë shtëpinë e 2-të, ose të 3-të me qira. Për dikë që ka prona, pra ka asete, nuk është për nukën e gojës dhe i ka dhënë këto asete me qira, dhe me këto qira ka jetuar mirë këto hoë, ky është momenti për ta ndjekur këtë shembull, duhet që gjithësecili ta japi këtë kontribut. Sigurisht që kjo është një marrëdhënie private, është një kontratë që është lidhur mes dy privatëve dhe bashkia mund të vendosi për qiratë që ka vetë, por jo për qiratë që kanë lidhur privatët mes tyre. Por tani lipset që të kemi edhe një kontratë zemrash, jo vetëm një kontratë financiare, jo vetëm një kontratë pronash, lipset që të shërbejmë edhe pak energji të mire”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shjpreh se kjo është një situatë ku pavarësisht kritikave të gjithiologëve, secili mund të japë kongtributin e tij.

“Unë e di që në situtata të tilla, lumi i kritikëve dhe i të gjithë atyre që janë gjithologë dhe japin mend për gjithçka, është i pafund. Por di të them që është shumë herë më shumë vrulli, energjia, pozitiviteti, optimizmi i atyre që janë njerëz të mirë, i atyre që nuk kanë kohë për llafe, i atyre që nuk specializohen në të shara, apo në të treguar cenet e secilit, por që thonë – Unë dua të jap një kontribut. Për të gjithë ata që janë pronarë dhe kanë ambiente me qira, ky është momenti juaj, mund të bëni diçka qoftë edhe duke i falur qiramarrësit tuaj këtë muaj dhe muajin pasardhës. Unë e di që jemi në një situatë të vështirë, por secili mund të bëjë sa mundet”, nënvizoi Veliaj.

Ai u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre ndërsa theksoi se për çdo nevojë do të kenë ndihmën nga ana e Bashkisë.

“Ju falenderoj të gjithëve, ju dua fort, rrini në shtëpi sidomos nëse jeni të moshuar, ose nëse keni probleme me shëndetin. Nëse jeni të rinj dhe po shërbeni, ju lutem fillimisht kujdesuni për veten teksa kujdeseni për të tjerët dhe unë jam i bindur që nëse një pjesë e madhe e qytetarëve të Tiranës do të përfitojnë dhe nga kjo falje e qirave si të bashkisë, apo të privatëve, do dalim më të fortë dhe më të bashkuar nga kjo histori”, tha Veliaj.

Next Post
“Kam gjetur kurën për koronavirusin”, mjeku amerikan thyen rrjetin me lajmin e bujshëm

“Kam gjetur kurën për koronavirusin”, mjeku amerikan thyen rrjetin me lajmin e bujshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e pezullimit nga funksionet publike

May 14, 2026
“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

“E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku”, Berisha debat me Spiropalin, deputetja: Sali kur të çlirosh sistemin mund të flasim

May 14, 2026
Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në

May 14, 2026
Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?

Deri në 8 javë intubim dhe 6 muaj simptoma. Zbulohet çfarë ndodh pas infektimit me Hantavirus

May 14, 2026
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

May 14, 2026
LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

May 14, 2026
FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

May 14, 2026
SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

May 14, 2026
“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

May 14, 2026
FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In