• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj jep lajmin e mirë: Nga 1 janari 2025, autobusët falas për pensionistët!

by A R
09/05/2024 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin me anëtarët e Asamblesë së PS-së së Qarkut të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë. Ai tha se opozita do të përpiqet ta pengojë edhe këtë punë të mirë në qytet, siç ka bërë gjithmonë me çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën.

“Votat tona në Tiranë janë mbi 160 mijë dhe është e pamundur autobusin ta përdorin vetëm socialistët. Ndaj, për këta 200 mijë qytetarë, që nuk ndahen në të majtë dhe të djathtë, që nuk ndahen në këtë parti apo në atë parti, përgjigja jonë është: Ne do ta modernizojnë transportin publik të Tiranës. Vite më parë, kishim problematika të botës së tretë në Tiranë, ku njerëzit binin në pusetën para Presidencës. Sot flasim për një Tiranë që është transformuar totalisht, dhe me kredinë e BE dhe KFË gjermane, mund të modernizojmë transportin publik dhe nga 1 Janari 2025, për pensionistët ta bëjmë falas transportin publik. Dëgjova se PD-ja do të përpiqet, si gjithmonë, të sabotojë Tiranën. E bënte këtë në kohë të Edi Ramës, kur e sabotoi qytetin në mënyrën më mizore të mundshme. A thua se edhe vetë nuk jetonte në Tiranë!? Kërkon ta bëjë edhe sot me këta të tjerët që derdhin gjak për mandate votash, duke thënë se do të votojë kundër këtyre 200 mijë qytetarëve që e përdorin transportin publik, kundër pensionistëve që ta kenë transportin falas, dhe kundër një qyteti që ka vite që nuk i voton më, i cili në fushatën e fundit na dha fitoren më të thellë në histori me 60 mijë vota diferencë”, tha Veliaj.

Tirana nuk ndalet nga molotovi, theksoi kryebashkiaku, kur premtoi se puna për transportin publik dhe shumë projekte të tjera, që i bëjnë vetëm mirë qytetit, do të vazhdojë pa ndalim.

“Tirana ka nevojë të modernizohet, ka nevojë për shërbime, për infrastrukturë. Nëse ke hapur 1 mijë kantiere, patjetër duhen verifikuar, dhe nëse në tre kantiere ka një problem, patjetër që duhet bashkëpunuar me drejtësinë. Por, Tirana nuk ndalet nga molotovi! Sa më shumë molotov, aq më shumë punë! Sa më shumë sherr, aq më shumë shkolla! Sa më shumë injorancë dhe padije, aq më shumë infrastrukturë kulturore! Ky është i vetmi ilaç. Unë nuk njoh ilaç tjetër për injorancën përveçse të ndërtojmë dhe të ketë më shumë kulturë. Unë nuk njoh ilaç tjetër për dhunën, ose do ta pranosh, ose do ta kurosh me punë dhe të sigurohesh që qyteti gjithmonë e më shumë i kthen sytë nga puna dhe jo nga dhuna. Nuk njoh ilaç për sherrin, përveçse frymës së bashkëpunimit. Ndonëse kemi një ilaç për korrupsionin dhe reforma e re në drejtësi po adreson shumë prej këtyre temave, dua të them këtë: Shumica dërrmuese nuk shkojnë në punë për të bërë keq, shkojnë në punë për të bërë mirë, për të çuar përpara nderin e familjes së tyre, për të jetuar me respekt dhe për të kontribuar për qytetin tonë, për bashkësinë tonë, për komunitetin tonë”, tha Veliaj.

Në fund, ai kërkoi nga anëtarët e Partisë Socialiste që të përveshin mëngët dhe të ecin përpara me punë reale për njerëzit, si transporti publik, dhe jo të merren me llogjet e banaqeve.

“Teksa jemi të rreptë dhe të pamëshirshëm me këto fenomene negative, të mos harrojmë shumicën morale, shumicën e heshtur të atyre që punojnë, shumicën dërrmuese të atyre që përveshin mëngët çdo ditë, puthin fëmijët e tyre teksa i çojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla, i përkushtohen shërbimit publik në të gjitha ato agjenci dhe organizma që duan ta çojnë Shqipërinë përpara. Se po të ishte e kundërta, Shqipëria nuk do t’i kishte hapur negociatat, Shqipëria nuk do të respektohej sot, nuk do të kishim 1 mln turistë në muaj dhe 12-14 mln në vit. Ndaj, motra dhe vëllezër, kokën lart, mëngët e përveshura, mbani fort njeri-tjetrin dhe të gjithë ata që janë punëtorët e partisë, që nuk meritojnë asnjë cikël balte dhe pështyme të asaj që hidhet çdo natë mbi banaqe. Jam i sigurt që pjesa dërrmuese, pjesa e madhe, morale, me integritet, e ndershme e partisë tonë, do jetë gjithmonë fitimtare dhe do jetë gjithmonë ajo pjesë që do na çojë në betejën tjetër më të përgatitur, më të pastër, më të fortë, më të fokusuar në ato që janë çështje reale për njerëzit, si transporti public, dhe jo llogjet e banaqeve, dhe sigurisht më fitimtarë në zgjedhjet tona të 2025-ës”, përfundoi ai.

/a.r

Next Post
Manja: 20 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia, por nuk janë simbol i korrupsionit dhe as zyrtarë të lartë

Manja: 20 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia, por nuk janë simbol i korrupsionit dhe as zyrtarë të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In