• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Janë marrë masat për shmangien e përmbytjeve

by Java News
24/11/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një prononcim për mediat sqaroi opinionin publik në lidhje me masat e marra nga Bashkia, për shmangien e përmbytjeve dhe furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme, ne kemi pasur vetëm në QSUT 21 bote që kanë furnizuar, çdo orë ka pasur një furnizim me 10 mijë litra ujë, ndaj në asnjë moment nuk është ndërprerë furnizimi në situatat jetike. E di që situata do të përkeqësohet sërish sot në darkë, por sidomos nesër, sërish parashikohet shi. I gjithë stafi ynë është në terren. U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë, ndihma më e madhe që mund të japin është të mos hedhin qese dhe shishe plastike nëpër kanalizime. Vetëm dje kemi hequr sërish 50 tonë qese nga kanalizimet e Tiranës”, nëvizoi Veliaj.

Më tej, ai sqaroi se ditën e sotme po vijohet në menaxhimin e situatës. “Sot po vijojmë me aksionin, disa prishje të tjera, edhe në zonën e Selitës, Laprakës, Don Bosko, njësia 4, te Bregu i Lumit. Ne jemi duke menaxhuar, e në fakt kemi evakuar edhe 63 persona në një zonë të Bashkisë Kamëz. Unë e kuptoj se këtu politizohet gjithçka, por ata që e politizojnë t’i dalin njëherë për zot bashkive të tyre e më pas të na kërkojnë llogari si ne menaxhojmë qytetarët e bashkive të tyre në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, nënkryetari i bashkisë, Arbian Mazniku, tha se “sipas parashikimeve të motit, gjatë mbrëmjes së sotme po edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë sërish reshje shumë të mëdha, jo të zakonshme për periudhën, më të mëdha se pritshmëria, pas një periudhe të gjatë thatësire. Por, edhe si rrjedhojë e një problemi të trashëguar prej shumë kohësh, ku siç mund të shihni vetë kanalizimet e ujëmbledhësit nga rrugët nuk janë pastruar prej shumë vitesh. Pastrimet mund të minimizojnë një pjesë të madhe, ne kemi nisur prej dy muajsh dhe do të vijojmë, por do jetë një proces që do të kërkojë një vit, për të rikuperuar gjithë kohën e punës që nuk është bërë në katër vite.

Next Post

Një “bombë” nxeh temperaturat në Londër (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In