• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Jam më i vendosur se kurrë që të mos ndalem nga molotovi dhe stërkëmbëshat e një minorance të zhurmshme

by Java News
06/05/2024 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mohuar të ketë pasur një takim me Shkëlzen Berishën. Duke folur në “Real Story” me Sokol Ballën, Veliaj u shpreh se qytetarët shqiptarë e kanë të qartë se kush punon për ta çuar përpara qytetin dhe ata që pengojnë. “Kjo është aq e vërtetë sa të them unë që sot po bie borë, edhe po bie shi, ndërkohë që po shndrit dielli. Njerëzit në këtë qytet i njohin të gjithë. Njohin kush sajon, kush punon. Kush pengon, kush çon projektet përpara. Kush vendos një gjobë dhe kush do të avancojë kauzën e qytetit të modernizuar. Në finale, unë besoj që veprat do mbeten. Ajo që kemi bërë, kjo Piramida këtu, do mbetet, ai sheshi atje do mbetet, ai bulevardi atje do mbetet, Astiri do mbetet, të 40 shkollat do mbeten të 101 kopshtet dhe çerdhet do mbeten. Po afrojnë zgjedhjet e tjera, sondazhet Sali Berishën e tregojnë kovë pusi, partickat e tjera që kanë mbetur nga ajo Parti Demokratike e famshme, janë tretur me kohë kështu që e kuptoj hallin që I ka zënë se duhet të prodhojnë me zor një kauzë, me 50 veta me molotov. Edhe kjo është e drejtë e tyre, I tregojnë turistë që ky është një qytet që po ecën përpara, që ka progress që ka njerëz që punojnë dhe sakrifikojnë por ka edhe njerëz që mendojnë ndryshe dhe mendimi ndryshe duhet respektuar, sigurisht jo me dhunë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se PD fshihet pas Aleancës për Teatrin duke sulmuar me molotov një godinë që është vërtet monument kulture sikurse godina e Bashkisë së Tiranës. “Një parti si PD, që nuk ka patur kurrë komplekse, fshihet pas fustanit të Aleancës për Teatrin, kjo është një fyerje e madhe. Dhe të thuash që je për monumentet e kulturës dhe je gati që të djegësh një monument kulture, se Teatri nuk ishte as në kohën e Saliut as në kohën tonë monument kulture, Bashkia e Tiranës është pjesë e kompleksit dhe është monument kulture. Kur ti i hedh Molotov një monumenti kulture do të thotë se po djeg edhe fustanin pas së cilës je fshehur, që është Aleanca për Teatrin”, shtoi ai.

Teksa foli për stërkëmbësha në projektet për qytetin nga opozita, Veliaj tha se minoranca sa më e vogël bëhet, aq më e dhunshme dhe penguese kthehet. Ai shprehu vendosmërinë e tij dhe të kësaj mazhorance për të vijuar pa u ndalur. “Stërkëmbëshi është ajo në na ka ndodhur në Kombinat ku LSI ose ish lidershipi i LSI që tani është larguar nga ajo parti, na çoi në 20 gjyqe. Ato njerëz patjetër nuk janë pa shtëpi sot, paguhet qiraja nga Bashkia e Tiranës, por është mëkat që nuk e kemi mbaruar më shpejt prej një stërkëmbëshi që na u vu në mënyrë ligjore. Një tjetër ishte te ‘5 Maji’, pra duke i përdorur njerëzit si mish për top. Jam më i vendosur se kurrë që të mos ndalem. Të mos ndalem nga asnjëri prej këtyre, sepse besoj që I kemi treguar jo vetëm në kuti të votimit, por tre fitore në qeverinë qëndrore dhe në qarkun e Tiranës, dhe tre fitore në Bashkinë e Tiranës, janë një përgjigje që shumica e heshtur, njerëzit e ndershëm, njerëzit e drejtë, ata që e dinë që të punosh në këtë vend është një sfidë e jashtëzakonshme dhe kërkon një sakrifikim, janë me ne. Dhe për sa kohë që kemi këtë shumicë, nuk shoh asnjë arsye as të ulim ritmin as të ndalojë betejat”, deklaroi Veliaj.

Next Post

Përse i duhet i “shkarkuar” Gabriel Escobari Albin Kurtit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In