• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ironizon Metën: I ktheu dekoratat sikur shet majdanoz 5 lekë / tufa

by A R
15/10/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Njësia 8 në kryeqytet, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar shpërndarjen e dekoratave nga Ilir Meta, duke e theksuar se presidenti e ka kthyer këtë proces sikur po shet majdanoz në Pazar. Veliaj theksoi se ndryshe nga çfarë deklarojnë, përfaqësuesit e LSI në realitet kanë treguar të kundërtën. “Ju kujtohet si ka qenë “Selvia”? E mbushur me kioska. I thoshin “Selvia”, por në fakt ishte e gjithë një epiqendër bingosh. Bingot vetëm rriteshin, duke ia hipur sipër Vojo Kushit, siç Vojo tankut, këta Vojos me kioska me bingo dhe më thoshin mua – Lali, atë nuk e prekim se është e deputetit. E kujt deputeti? Deputeti i LSI. I kujt LSI – i pyeta unë? I LSI së presidentit. Çudi – u thashë –se kjo nuk ka mundësi të ndodhë, se ky presidenti Vojo Kushin nuk e heq nga goja. Ngeli duke i dhënë dekorata 75 vite pas vdekjes. Po, po – më thanë – është e atij deputeti, madje në zgjedhjet e ardhshme do jetë 1-shi i Tiranës. 1-shi i Tiranës për LSI është deputeti që ia hipi sipër Vojo Kushit me kioskat e bingos”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës është mëse e qartë, pasi socialistët atë që premtojnë e mbajnë. “E kuptoni çfarë diference, çfarë botëkuptimesh? Më i miri i tyre, ishte rasti më negativ i këtij komuniteti. Tjetër gjë thonë kur u duhet për luftë politike, tjetër gjë thonë kur i kthejnë dekoratat sikur shesin majdanoz në Pazar 5 lekë tufa, dhe tjetër gjë bëjnë në realitet. Ndryshe jemi ne, atë që themi e bëjmë, atë që premtojmë, e mbajmë, atë që planifikojmë, e zbatojme, kjo është diferenca miqtë e mi”, tha ai.

Veliaj sfidoi edhe kreun demokrat duke theksuar se sa kohë ata ishin në pushtet nuk u ndërtua asnjë shkollë apo kënd lojërash. “Kam ardhur që të përshëndes nxënësit me 10-ta që ju nuk ua dhatë kurrë bursat. Kam ardhur të përshëndes mësuesit që ju nuk ua rritët kurrë rrogat. Kur shohin këto ambiente, nuk u del një fjalë e mirë, sepse mendojnë që gjërat bëhen duke sharë, në fakt gjërat bëhen duke punuar, gjërat bëhen duke bashkuar, gjërat bëhen duke bashkëpunuar. Një parti që proteston kundër këndit të lodrave thjesht duhet ta qepë gojën, thjesht duhet të shkojë në shtëpi, thjesht duhet të skuqet, thjesht nuk duhet të flasë më, por siç thonë tiransit – Kur të plas cipa, çdo gjë është rehat”, deklaroi kreu i Bashkisë.

/a.r

Next Post
Nga e hëna gjoba për këmbësorët, shoferët dhe dyqanet

Maskat me detyrim, Policia: 171 gjoba ditën e parë! Mes të ndëshkuarve edhe tre deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com