• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ironizon Kryemadhin: Keqardhje për LSI, Meta e mbante fjalën

by A R
10/08/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi dhe mbledhjen e fundit të këshillit Bashkiak dhe marrëdhëniet me këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i Bashkisë nuk mohoi zhgënjimin ndaj veprimit të këshilltarëve të LSI për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit ku u miratua plani i biznesit që i hap rrugë investimeve në Tiranë për furnizimin me ujë 24 orë dhe 1 mijë kredive të buta për familjet në nevojë. 

“M’u deshën dy njerëz të arsyeshëm, që vendosën që Tirana të kishte 24 orë uje. Propozimi im nuk ishte partiak. Propozimi im ishte kush do Tiranën 24 orë.  Dy njerëz të mirë vendosën që të mos e linin Tiranën pa ujë për partinë”, tha ai për ABC NEWS.

Veliaj deklaroi se ka pasur një marrëdhënie tejet korrekte me ish-kreun e LSI, Ilir Meta, ndërsa thekson se diçka ndryshoi pas largimit të tij nga kjo forcë politike.

“Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me LSI, e kam një marrëdhënie shumë të mirë me LSI. Duhet të pranoj se me z. Meta kam pasur një marrëdhënie jashtëzakonisht korrekte, nuk kam asnjë kompleks që ta them këtë , pavarësisht se si shkuan gjërat politike në fushatë. Unë s’kam asnjë kompleks që të them që unë dhe Ilir Meta kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte.  Diçka ndryshoi me ikjen e Ilir Metës në presidencë. Dhe duhet ta them këtë apriori, unë e mirëkuptoj. Pra një parti që në një muaj ndërroi tre kryetarë, pra Ilir Metën, Petrit Vasilin, Monika Kryemadhin, sigurisht që merr kohë që të axhustohesh.  Dhe ia dedikoj këtë lapsus, këtë keqkuptim, këtë mosmarrëveshje këtij axhustimi të një partie që në një muaj ndërroi tre kryetarë. Unë sigurisht ndihem mirë që arsyeja triumfoi.  A do kisha dashur, që jo vetëm për ujin, LSI të votonte të paktën për kreditë e buta? Ishte një program i shkëlqyer që u drejtua me porosi të veçantë nga ana ime nga nënkryetarja e bashkisë”, theksoi Veliaj.   

Next Post
Investigimi/ Lidhja e zyrtarit të lartë të Hipotekës me tenderin e “byzylykëve”

Investigimi/ Lidhja e zyrtarit të lartë të Hipotekës me tenderin e "byzylykëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In