• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Investimet e bëra shmangën përmbytjet; Berisha-Meta janë kthyer në pacientë problematikë, janë për keqardhje

by Java News
22/11/2022 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se investimet e bëra në kryeqytet shmangën përmbytjet dhe situatat e veshtira me shirat e dendur. Në një intervistë për News 24, Veliaj theksoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta sot janë kthyer në pacientë problematikë, që kanë arritur degradimin total. Ai permendi edhe foton fake news qe postoi Berisha para pak ditesh.

“Është një foto e vitit 2013, tek ajo zona që njihej si parking i ETC-së, në një zonë ku notonin makinat. Është e kohës kur Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha drejtonin bashkinë e Tiranës. Sali Berisha dhe Ilir Meta sot janë kthyer në pacientë problematikë. Kur Ilir Meta përdor një foto të Kabulit për të sharë Tiranën, kur Sali Berisha detyrohet të riciklojë foto të vitit, kur ai dhe Lulzim Basha, bashkë me Ilir Metën, qeverisnin Tiranën dhe qeverinë e Shqipërinë, do te thote se jane vërtetë senilë, në një fazë kur degradimi moral, kthimi në rrënoja morale të kombit tonë i bën vërtetë për keqardhje. Ai duhet të ndihet keq, që po e mbyll me turp dhe me një imazh skandaloz të një njeriu që bën zhele vendin e tij, shan qytetin e tij. Sot ajri matet nga BE.

Sot Tirana është qyteti me ajrin më të pastër në Ballkan, kryeqyteti me ajrin më të pastër në Ballkan. Sot te i njëjti vend i fotos është kulla e Downtown. Edhe për armiqtë e kullave, eksperienca tregon se aty kur ndërtimet janë bërë mirë, jane lidhur kolektorët, zonat dikur me ferrishte jane bere me te mira, kullat e bëra mirë i rezistuan tërmetit dhe nuk kanë shkaktuar përmbytje në ato vende ku më përpara bëheshin pellgaqe në kohën e Saliut, Ilir Metës apo Lulit në Tiranë. Ndjej keqardhje dhe uroj që djali ose e shoqja ta “lidhin”, në kuptimin metaforik të fjalës, sepse po e mbyll me turp jetën e tij dhe do mbahet mend si një plak i lig që vetëm mallkon vendin e tij”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkise renditi dhe masat e marra nga Bashkia e Tiranës për të shmangur përmbytjet që 7 vite më parë ishin bërë të zakonshme sa herë kishte reshje.
“Ne pastrojmë shtratin e Lanës dhe lumit të Tiranës që të jemi të përgatitur. Edhe ndryshimet klimatike po japin koston e tyre në Tiranë. Në një situatë si kjo, kur shiu i disa muajve bie në pak orë dhe pak ditë, jemi një situatë të jashtëzakonshme, por Lana nuk del më nga shtrati. U bë i disati vit që nuk del më nga shtrati. Duhet të vazhdojmë zgjerimin e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, që e gjithë rrjedha e Lanës të mos ketë problematika.

Kemi bërë edhe një investim të jashtëzakonshëm në Lumin e Tiranës. Ishte një investim që e bëmë që në fillim të mandatit tonë, sot po jep rezultatet e veta. Në proces të këtyre investimeve kemi larguar edhe ndërtimet e paligjshme në shtretërit e lumenjve. Pra ndonjëherë është fatkeqësia natyrore që sjell dëme. Edhe histerinë duhet ta menaxhojmë me karar. Nëse në pak minuta lagen gomat e makinave nuk më duket dramë aq e madhe, ndodh në çdo vend të botës”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Vijon operacioni “Compensation”, arrestohen 3 persona të tjerë të përfshirë në shitje droge

Shpërthim me tritol në një lokal në Përrenjas, nuk raportohen persona të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In