• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton rrugën e re: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike

by A R
30/11/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetori i gjen banorët e Komunës së Parisit me një rrugë të re,që lidh rrethrrotullimin me Rr. “Robert Shvarc”, duke mundësuar kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, përuruan rrugën e re që do të shërbejë edhe si valvul shkarkimi për të dalë në Unazë.

“Sot kjo rrugë është si çdo rrugë që do të shkonim në çdo qytet perëndimor në Zvicër, Gjermani, Itali apo Francë. Një rrugë që ka dy korsitë, vendet për mbeturinat, korsitë e biçikletave, që respekton trotuarin dhe sigurisht fton për zhvillim edhe pjesën që ende mbetet për t’u urbanizuar”, tha Veliaj. Ai risolli në vëmendje përpjekjet për të penguar rehabilitimin e kësaj zone dhe theksoi se ky është një çast për të reflektuar dhe për të kuptuar se qyteti duhet të zhvillohet e të ecë përpara.

“Vendi ku jemi sot ishte rruga ku kemi parë ato skenat histerike të dikujt që, edhe pse merrte paratë e dëmshpërblimit nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, sërish hipte mbi tjegullat e çatisë për të kërkuar më shumë seç i takonte. Segmentet kryesore si Unaza te Astiri apo Bulevardi i Ri kanë qenë në planet e Bashkisë së Tiranës që në vitin 89-të. Histeria e tipit hajde më filmo se unë do të hidhem pasi kam marrë paratë e një prone të ndërtuar ilegalisht, që s’ka paguar taksat 30 vjet, duhet të marrin fund. Ky është një moment për të kërkuar pak pjekuri dhe për të kërkuar ndjeshmëri nga ata që kërkojnë disa klikime më shumë ose disa “like” më shumë, për të kuptuar se qyteti duhet të zhvillohet, duhet të ecë përpara, akset do të hapen dhe rrugët do të zhvillohen”, nënvizoi Veliaj.

Sipas tij, askush nuk mund ta bllokojë zhvillimin e Tiranës dhe pavarësisht bindjeve politike, rruga e re do u shërbejë si socialistëve, ashtu edhe demokratëve. “Për ne është privilegj që jemi në krye të këtyre punëve dhe pavarësisht bindjeve politike që kemi, kjo është një rrugë për të majtë e për të djathtë. Në këtë rrugë e korsi biçikletash do të ecin si të majtët, edhe të djathtët; të gjithë, pa dallim, do të hedhin mbeturinat dhe do të ndriçohen me ndriçim led. Ka ardhur koha që qyteti të fitojë pjekurinë për të mos bllokuar projektet sipas bindjeve politike apo për axhenda të ndryshme, që përdorin mish për top këdo që mund të jetë hallexhi për momentin, që ka zaptuar rrugën, por jo më kur është shpronësuar dhe kur janë dhënë paratë që të vazhdojë me strehimin e tij dhe të ardhmen e familjes së tij, pa bllokuar të ardhmen e qytetit”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko vlerësoi vëmendjen e Bashkisë së Tiranës ndaj Njësisë 5 për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Këto janë disa lajme të mira në kohë Covid-i. Të gjithë komunitetit këtu te Rr. “Tish Daija” i është ndryshuar cilësia e jetës,është bërë një punë vërtetë e mire”, tha ai.

Rruga e re që lidh Rr. “Tish Daia” me Rr. “Robert Shvarc” ndodhet në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Njësinë 5. Ajo është e pajisur në të dyja krahët me korsi të dedikuara për biçikletat.

/a.r

Next Post
“Votimi për Teatrin u bë me postë elektronike”/ Anëtari i Këshillit Bashkiak: Nëse opozita s’do kishte bojkotuar zgjedhjet, s’do kishte ndodhur

Blofi i PD, Bashkia: Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In