• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet te “Faik Konica”: Investimet rrisin vlerën e pronës së qytetarëve

by A R
17/08/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka isnpektuar punimet për rrugën “Faik Konica”.

Ai tha se kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë një nga poliqendrat e saj, ashtu si Kinostudio, Lapraka e Kombinati. Ai inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Rr. “Faik Konica”, e cila po shtrohet e gjitha me kalldrëm, për t’i dhënë zonës një model të ri estetik, por gjithashtu po realizohet edhe shtrimi i rrjetit nëntokësor me kanalizime dhe rrjet elektrik.

Kryebashkiaku Veliaj tha se puna për rindërtimin e rrugës po vijon me ritme të shpejta. “Në rrugën ‘Faik Konica’ kemi ndoshta një nga projektet më të komplikuara të bashkisë sepse ndër vite nuk janë respektuar distancat, nuk është përditësuar rrjeti nëntokësor. Pasi zbuluam që kishim një rrjet totalisht të amortizuar uji, që të parandalojmë në të ardhmen situata si ato që kemi te Astiri, ku ndërtimet janë bërë pa shtuar kapacitetin e rrjetit, kemi bërë një shtesë të rrjetit të prurjeve të ujit, të kanalizimeve, të gjithë rrjetit elektrik, telefonisë dhe internetit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të liruar hapësirat e zëna në mënyrë që puna të përfundojë në kohë rekord. “U kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim, sidomos pronarëve të lokaleve, pronarëve të avllive, atyre që kanë tejkaluar çfarë ju lejon ligji nga prona e tyre ose nga shfrytëzimi i pronës së tyre. Sa më shumë bashkëpunim të kemi, aq më shpejt mund të ecim me këtë punë. Komunitetet që kanë bashkëpunuar, kanë afruar avllitë, ia kanë parë hajrin këtij bashkëpunimi sepse puna ka mbaruar në kohë rekord”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se investimet e realizuara nga Bashkia e Tiranës do të rrisin vlerën e pronës së qytetarëve. “Kjo është një zonë e cila ka një bum të jashtëzakonshëm. Të shikojmë se si do t’i rritet vlera kësaj prone falë këtij investimi, por edhe faktit që stadiumi “Qemal Stafa” është konceptuar si një qendër tregtare, si një hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe ekskluzivisht pedonale”, tha kryebashkiaku.

Ai deklaroi se e gjithë zona pranë “Qytetit Studenti” po shndërrohet në një nga poliqendrat e reja të Tiranës. “Po e kthejmë zonën e Qytetit Studenti në një nga poliqendrat e Tiranës, ashtu si Kinostudio, Lapraka, Kombinati. Zona e Qytetit Studenti, në kufi me parkun e madh të Tiranës, do të jetë një nga zonat më të lakmuara. Kjo është arsyeja pse këtë punë po e bëjmë mbarë një herë e mirë, që të mos i rikthehemi sa herë që kemi nevojë të përditësojmë rrjetin e ujit apo rrjetet e tjera mbështetëse të zonës”, tha Veliaj, teksa shtoi se në Njësinë 2 në kryeqytet do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme.

“Njësia 2 është sot një nga njësitë më të mëdha të Tiranës, ndaj jemi fokusuar kryesisht te çerdhet, kopshtet dhe shkollat e saj. Falë këtyre investimeve do të kemi përgatitur të gjithë njësinë për Tiranën e së ardhmes”, deklaroi ai.

Ndërtimi i Rr. “Faik Konica” parashikon ndërhyrje në nënshtresat dhe shtresat sipërfaqësore, ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, ndërtimin e linjave rezervë për fibrat optike, si dhe ndriçimin e rrugës. Projekti parashikon përdorimin e pllakave në formë kalldrëmi, ndërsa gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin. Gjithashtu, do të ndërtohet edhe korsi e dedikuar për biçikletat.

Next Post
Shqiptarët në Europa League, Skënderbeu dhe Shkëndija pritet të shkruajnë historinë

Shqiptarët në Europa League, Skënderbeu dhe Shkëndija pritet të shkruajnë historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In