• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet në Urën e Babrroit: Bashkon Tiranën e Kamzën si infrastrukturë, por edhe ekonomi. Krijojmë një park linear për banorët e zonës

by Java News
23/05/2024 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te Ura e Babrroit, teksa ndau lajmin e mirë se ajo do të jetë e hapur për automjetet në muajin qershor. Ai tha se ndihet i lumtur që Kamza dhe Tirana do të bashkohen në infrastrukturë, çka do të ndikojë në rritjen e ekonomisë.

“Ne i gëzohemi turistëve që vijnë dhe parave që shpenzojnë këtu, por harrojmë se qyteti nuk ndërtohet nga turistët, por nga njerëzit e punës. Pjesa më e madhe e njerëzve të punës jashtë Tirane vijnë nga Kamza, Paskuqani dhe Babrroi. Janë njerëz që punojnë çdo ditë me ndershmëri, kryesisht në sektorë shërbimesh, në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Por, mënyra se si vihej nga Kamza në Tiranë nuk ishte aspak dinjitoze. Pra, vitet e fundit u kemi bërë më shumë yzmet turistëve, që të na gjejnë sa më mirë, dhe kemi ‘harruar’ t’i bëjmë yzmet njëri-tjetrit. Sot kemi reflektuar dhe kjo urë do të bashkojë Tiranën dhe Kamzën në një lidhje e cila më shumë se sa lidhje infrastrukture, është një lidhje ekonomike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se pas përfundimit të urës, bashkia ka menduar që, në njërën anë të lumit të jetë Unaza e Madhe, ndërsa në anën tjetër të krijohet një park linear, i cili do të shërbejë për të gjithë banorët e zonës për të kaluar disa orë qetësie dhe argëtimi me fëmijët dhe të afërmit.

“Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur! Nuk është ky momenti të gjykojmë historinë 30-vjeçare të ndërtimeve pa leje buzë lumit, por mjafton të shikojmë se si pemët që janë mbjellë buzë lumit, se si rehabilitimi i Lumit të Tiranës, e ka bërë një “përrallë nga e kaluara” historinë e përmbytjeve. Sot e kemi harruar, por lumi nuk ka nevojë vetëm të zbutet nga egërsia e reshjeve, ka nevojë edhe të përdoret. Shumica e qyteteve të mëdha të botës, Roma, Parisi, Berlini, Londra, janë ndërtuar pranë lumit. Ne i shkonim larg kumit se s’dinim si ta trajtonim lumin në ditët e veta të përmbytjeve. Tani që e kemi trajtuar, lumi duhet të kthehet gjithashtu në një park. Kur shikoj që shumë segmente janë lulëzuar, janë mbjellë, njerëzit fillojnë dalin shëtitje, lumi krejt papritur nga rrezik, kthehet në një mundësi. Pra, në njërën anë të lumit do kemi autostradën, unazën, e cila po ecën me ritme të jashtëzakonshme nga ARRSH-ja, ndërsa në anën tjetër të lumit do të kemi një park linear, ku njerëzit duhet të bashkëjetojnë edhe me pjesën urbane të trafikut dhe të ritmit ekonomik që ka Tirana”, nënvizoi ai.

Në fund, Veliaj kërkoi bashkëpunim nga banorët, që të tregojnë pak durim deri në përfundimin e saj. “Mezi pres që ta hapim në fund të qershorit, që të gjithë ata që do të shkojnë mes Kamzës dhe Tiranës, Babrrusë, Paskuqanit gjatë verës, të ndihet një lehtësim. Kërkoj bashkëpunimin nga banorët edhe kur të kemi prishje, sidomos për prishjet e ndërtimeve pa leje, që siç shikohet tani janë bërë vërtet pengesë. Na rroftë që kemi bërë urën, se në momentin që përballemi me ndërtime pa leje në anën tjetër, sigurisht që do t’i trajtojmë sipas rregullave të shpronësimit dhe të rindërtimit, por edhe ata duhet ta pranojnë se qyteti nuk mund të pengohet. Sot Tirana ka shkuar mbi 1 milionë banorë, Kamza ka kaluar 250 mijë banorë, kështu që gjysma e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga 2-3 njerëz që ia panë hajrin një ndërtimi të paligjshëm, por në këtë fazë do duhet t’ia shohin hajrin zhvillimit të të gjithë Tiranës dhe të Kamzës simotër”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Mbreti i Panairit

Torollepsur bukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In