Ne emisionin “Kjo Jave” në News 24, kryebashkiaku Veliaj ka ftuar Presidentin e FSHF, Armand Duka, që të tregohej i pjekur dhe të largohet vete nga gara, për ta hapur atë për të tjerët.
“Do te ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës, nëse ka ende, që të tërhiqet vetë nga gara dhe të thotë se pa u sqaruar çështja e transparencës së procesit, nuk mund të shkohet në zgjedhje. Si mund të ketë një ishull, si FSHF, që nuk e kontrollon askush? Këtu mundësitë janë dy: ose sillet si njeri i pjekur, i rritur, i mençur, dhe i matur, dhe thotë ‘unë e kam çuar FSHF në zgrip dhe praktikisht po përdor si shantazh një ndeshje futbolli në Tiranë, që të zgjidhem me padrejtësi’, dhe largohet vetë, ose shteti i së drejtës do të duhet të reagojë dhe t’i thotë – ‘më fal, këtu ndodhi një faull dhe për këtë faull ka karton të kuq”, u shpreh Veliaj.