• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i përgjigjet akuzave të PD: Gënjeshtra nga ata që vranë 13 herë më shumë se COVID-19

by A R
19/03/2020 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur për akuzat e sotme të PD tha se kjo qeverisje do të ndërtojë një më një banesat e atyre që ngelen pa shtëpi dhe tërmeti nuk do të harrohet.

“Dua t’i kujtoj që kur lideri i opozitës ishte ministër, në Bulevard u vranë 2 herë më shumë njerëz se njerëzit që ka marrë koronavirusi. Dua t’i kujtoj që kur shefi i tij i vjetër ishte kryeministër, qeveria e shpifësit të sotëm vrau 13 herë më shumë njerëz në Gërdec. Pra, shqiptari shqiptarin, robi robin dhe njeriu njeriun, jo viroza, jo korona virusi, jo Covid 19. Vrau 13 herë më shumë njerëz se sa kjo flamë botërore. Kështu që ti kërkohet llogari qeverisë për tërmetin dhe për koronavirusin nga këta që vranë më shumë njerëz se sa këto fatkeqësi në shpërthime apo në protesta, realisht është fyerje inteligjence për çdo shqiptar. Nuk dua të bëj politikë me njerëz të lodhur që e kanë pasur mundësinë ta drejtojnë këtë shtet dhe këtë qytet dhe nuk bëjnë dot mirë as punën e kryeministrit as të kryetarit të bashkisë. Dua t’u kujtoj qe kjo bashki është e përgjegjshme për këtë emergjencë dhe kjo qeveri është e përgjegjshme për këtë emergjencë. Secila prej 7 masave që ka marrë kryeministri sot është më e madhe se e gjithë buxheti i bashkisë së Tiranës për 1 vit. Kjo do të thotë që për takatin e shtetit tonë është akorduar në secilën prej 7 masave më shumë se sa buxhetit që është gjysma e ekonomisë”, tha Veliaj

Kreu i Bashkisë sqaroi edhe akuzat e opozitës në lidhje me projektin te Garda e Republikës, ku theksoi se një pjesë do bëhet park dhe pjesa tjetër Bibliotekë Kombetare dhe teatër për fëmijët. “Nuk ka asnjë shpenzim në Gardë, bëhet fjalë për gjysmën e territorit që e merr Bashkia e Tiranës dhe e kthen në park. Sot po e kuptojmë që më shumë se kurdoherë kemi nevojë për parqe, kemi nevojë për ditë pa makina.Në rastin e gardës ne nuk bëjmë asnjë shpenzim. Ne po bëjmë një projekt i cili e ndan gardën në gjysmë; gjysma bëhet park dhe gjysma bëhet bibliotekë dhe teatër për fëmijë. Patjetër që jeta do të vazhdojë pas koronavirusit dhe patjetër që do të duhet të projektojmë për bibliotekën e re kombëtare dhe për një teater të ri për fëmijë. Besoj se gjithë predikimi i bashkisë së Tiranës këto 5 vite që të kemi sa më shumë hapësira për fëmijët vlen më shumë se kurrë. Unë e di, kryetari i opozitës i ka rregulluar në Holandë, të tjerët i kanë rregulluar në Angli, këta kanë shtetësi të dyta, shtëpi të dyta, po unë, kryeministri dhe pjesa më e madhe e këtij qyteti, nuk kanë një plan B, kanë vetëm një plan A. Ndaj, duam që në këtë plan A që quhet Tirana dhe Shqipëri të kemi dhe shpëtim në rast emergjencash, edhe teatër, edhe bibliotekë”, tha ai.

Veliaj sqaroi edhe akuzat e opozitës në lidhje me iniceratorin. “Pagesat nuk janë për iniceratorin, po për shkarkimin e mbetjeve në landfill. Nëse sot kemi rritur regjimin e mbetjeve, nuk mund t’i hedhim në rrugë. Unë e mbaj mend kohën e Lul Bashës, kishte dy vjet pa ardhur në bashki, dy vjet pa shkuar në këshill bashkkia.

E gjithe familja merr një shtetësi tjetër, se nuk e shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri, është një njeri i cili akuzon oligarkët për ndërtimet në kodrat e Tiranës dhe pastaj shkon e dhe banon aty dhe është klient numër një. Është ai që thotë ndal koncensioneve të autostradave dhe pastaj kunati i tij merr kompensim, është një njeri që e përdor partinë e tij si per ricatto. Kështu që, nuk kam asnjë pikë respekti për një njeri që as nuk vjen në zgjedhje, as nuk qullos gjë kur e ka të dhuruar pushtetin siç e kishte në bashkinë e Tiranës. Por unë Tiranën nuk e le pa pastruar. Nëqoftëse PD del vullnetare dhe unë t’i çoj të gjithë plehrat tek SHQUPi, e bëj me kënaqësinë më të madhe sepse ka dhe kosto më të ulët, por plehrat çohen në landfill. Kjo ka një kosto, ka një pagesë dhe siç thash regjimi ka shkuar nga 3 në 5 herë”, sqaroi Veliaj.

Next Post
Pothuajse të gjitha viktimat në Itali kanë diçka të përbashkët/ Ja rezultatet e studimit

Pothuajse të gjitha viktimat në Itali kanë diçka të përbashkët/ Ja rezultatet e studimit

Comments 1

  1. Toma says:
    6 years ago

    Lali eri per KRYEMINISTER

    Reply

Leave a Reply to Toma Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In