• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” studiuesit britanik: Falë jush, Tirana sot një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë

by Java News
02/11/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim studiuesin dhe autorin britanik Timothy Garton Ash, i cili ndodhet në Tiranë për të prezantuar librin e tij “Homelands”, i përkthyer në shqip me titullin “Vendet e mia”. Veliaj i dhuroi autorit “Çelësin e Qytetit” dhe e falënderoi për kontributin e dhënë për Tiranën.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në qytetin tonë një historian të madh dhe një aktivist të shquar si Timothy Garton Ash, i cili jo vetëm përfaqëson më të mirën e Britanisë së Madhe, por edhe më të mirën e botës perëndimore dhe aktivizmit të tij që në vitet ’70, kur ai ka vizituar Shqipërinë, në luftën për të emancipuar dhe hapur shoqëritë pas rënies së komunizmit. Jam shumë i lumtur që je kthyer në vitet ‘90 dhe më në fund po viziten Tiranën e vitit 2023. Ky qytet ky vend ka gjithmonë nevojë për mendje të kthjellëta, edhe për të pasuruar veten me historinë e të tjerëve, e ndoshta për të mos përsëritur gabimet e të tjerëve. Si historian, si mik dhe si aktivist i shquar, dua që ta ndjesh këtë qytet si qytetin tënd. Faleminderit për kontributin dhe për frymëzimin”, tha Veliaj.

Historiani Timothy Garton Ash tha se ndihet vërtet i mirëpritur në Tiranën që e gjeti totalisht të transformuar dhe që është kthyer në një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë. “Në Tiranë kam ardhur për herë të parë në vitin 1978. Asokohe ishte një qytet shumë i ndryshëm, pa vendet tërheqëse fantastike që ka tani. Mendoj se mund ta themi pa mëdyshje që nuk ishte ‘cool’ në atë kohë, dhe ja ku jemi 45 vite më vonë, e tani falë jush dhe kolegëve tuaj, është një qytet i transformuar, duke u kthyer në një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët në Europë. Kjo tregon se mrekullitë mund të ndodhin!”, tha ai.

Timothy Garton Ash është autor i 11 librave, të cilët fokusohen te transformimi i Evropës gjatë gjysmëshekullit të fundit. Ai është profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Oksfordit, studiues dhe bashkëpunëtor në Institutin Hoover, Universiteti i Stanfordit dhe gjithashtu analist i rregullt i çështjeve ndërkombëtare në të përditshmen britanike, “The Guardian”.

Next Post
Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë 427 milionë euro, përfundon brenda 2026

Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë 427 milionë euro, përfundon brenda 2026

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In